GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Habit aktorja e njohur, bën gati listën e të ftuarve për funeralin…

11:11 - 18/01/24
në Botë, Lifestyle, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit aktorja e njohur, bën gati listën e të ftuarve për funeralin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga viti 2015, Shannen Doherty është duke luftuar me kancerin në fazën e katërt. Aktorja e famshme i ka lënë të gjithë pa fjalë së fundmi, ku ka treguar se po përgatit funeralin e saj.

Këtë deklaratë, ylli 52-vjeçar e bëri në podkastin e saj të njohur, “Let’s Be Clear With Shannen Doherty”.

Aktorja e famshme shprehet se e ‘di që janë biseda që mund të duken të çuditshme, por duhet t’i përballojë’.

“Dua të jetë një festë dashurie. Unë jam ende gjallë. Natyrisht gjëja më e rëndësishme është se nuk dua të vdes shumë shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të realizuar. E di që janë biseda që mund të duken të çuditshme, por duhet t’i përballoj sepse jam e ndërgjegjshme që kjo do të ndodhë dhe që po largohem. Do të doja që lista e të ftuarve të jetë e shkurtër. Unë njoh shumë njerëz që nuk më pëlqejnë mjaftueshëm dhe që mendoj se do të shfaqen gjithsesi, por ama unë nuk dua që të jenë aty. Nuk i dua sepse arsyet përse do të merrnin pjesë në ceremoni nuk janë domosdoshmërisht arsyet më të mira. Do të vinin se nuk duan të bëjnë përshtypje të keqe, ndaj dua t’ua heq presionin”, tha aktorja 52-vjeçare.

Sa i përket djegies së saj të mundshme, ylli shpjegoi se planet e saj përfshijnë përzierjen e hirit me atë të qenit dhe babait të saj dhe shpërndarjen në një vend në Malibu, i cili në të shkuarën, ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe të atin.

Shannen Doherty ka treguar së fundmi gjithashtu dy nga momentet më të vështira të jetës së saj. Aktorja tha se pak para se të hynte në operacionin për heqjen e një tumori, zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar. Kurt Isvarienko, me të cilin ishte e martuar për 11 vitet e fundit, kishte pasur një lidhje paralele gjatë martesës së tyre.

 

Etiketa: aktorefuneral

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen

Çështja 'Beleri'/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com