Lëvizja e fundit e Real Madrid ka habitur opinionin sportive në të gjithë botën. ‘Los Blancos’ ka nxjerrë në shitje të gjithë skuadrën dhe shkak i këtij vendimi duket se është bërë kriza ekonomike në të cilën ndodhen ‘Madrilenët.
Emisioni “El Transitor” në “Onda Cero” shpjegoi se klubi “Galaktik” është i hapur për të dëgjuar oferta për të gjithë futbollistët që kanë nën kontratë. I pari i klubit spanjoll ka pranuar disa muaj më parë se është koha për ndryshime të mëdha dhe për këtë arsye nuk kursen asnjë nga futbollistët.
Ky vendim i spanjollëve u bë shumë i qartë në momentin që u lejua largimi i Sergio Ramos dhe Raphael Varane, dy nga emrat më jetëgjatë dhe më të rëndësishëm te ‘Madrilenët’.
‘Los Blancos’ duan me patjetër që të kenë në skuadrën e tyre Kylian Mbappe dhe për të janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë lojtarë të tjerë.
Ndërkohë deri në këto momente David Alaba është lojtari i vetëm që u afrua këtë verë dhe erdhi falas nga Bayern Munich.
Vendimi i Real Madrid tregon hapur se asnjë nuk është i pazëvendësueshëm dhe kur vjen fjala për emrat më të mirë në botë bëhen edhe sakrifica të tilla./Gijotina.com