GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hackerat sulmojnë RTSH-në, kërkuan 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit

15:15 - 25/09/21
në Aktualitet, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Hackerat sulmojnë RTSH-në, kërkuan 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që janw futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

Këto lloj sulmesh të quajtur Ramsomware janë një formë e krimit kibernetik shumë të përhapur kohët e fundit në të gjithë botën. 

Sipas burimeve të Report Tv, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fati të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Burimet bënë me dije se si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik në pak ditë ndaj institucioneve publike shqiptare, ku më herët ishte serveri i shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit që ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Vetë SHCBA deklaroi se “specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Por çfarë është ransomware?

Ransomware është një nëngrup virusesh në të cilin të dhënat në kompjuterin e viktimës apo atij që bie pre e sulmit bëhen tw papërdorshme,  zakonisht me kriptim. Për t’i rrimarë këto të dhëna kërkohen para.

Sipas ekspertëve të krimeve kompjuterike motivi për sulmet ransomware është zakonisht përfitimi monetar, dhe ndryshe nga llojet e tjera të sulmeve, viktima zakonisht njoftohet se ka ndodhur një ndërhyrje dhe i jepen udhëzime se si të rikuperojë të dhënat e humbura. Pagesa shpesh kërkohet në një monedhë virtuale, siç është bitcoin, në mënyrë që identiteti i hakerit apo grupit të hakerave në internet të mos dihet.

Virusi Ransomware mund të përhapet nëpërmjet rrjetit online, përmes e-mail ose në aplikacionet e softwerit të infektuar. Mënyra e vetme për tu mbrojtur është të kopjohet i  gjithë database në backup që mbeten offline, pra jo të aksueshme nga hackerat.

Përgjatë muajit gusht pre e këtij sulmi masiv nëpërmjet Ransomware ishte edhe rajoni i Lazios në Itali ku u sulmuan serverat e agjencisë rajonale shëndetësore dhe nga aty u morën të dhënat e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe ato për COVID-19./ Shqiptarja.com

Etiketa: hackeraRTSH

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
88 raste të reja me koronavirus në Kosovë, humbin jetën 8 pacientë

88 raste të reja me koronavirus në Kosovë, humbin jetën 8 pacientë

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com