GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Thaçin

16:44 - 16/06/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin.

Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së u dhe i njëjti vendim.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, vendimi është marrë me 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith.

Vendimi vjen pas përfundimit të dhënies së dëshmive nga personat e thirrur nga Prokuroria Speciale. Zyra e kësaj të fundit argumentoi se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Siç shprehen mediat në Kosovë, pavarësisht se nuk ka pasur prova “të kënaqshme” se Thaçi mund të arratiset, gjykata ka argumentuar se ish-presidenti i Kosovës mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtojë procesin e gjykimit. Njëkohësisht paneli vë në pah faktin e zgjatjes së procesit gjyqësor.

“Megjithatë, Paneli vëren se z. Thaçi ka qenë tashmë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast është zgjatur. Siç e ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojës për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në parashtesën e panelit të gjykatësve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u arrestuan në Hagë më 5 Nëntor të vitit 2020.

Secili prej tyre u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura në Gjykatën Speciale.

Etiketa: gjykata e HagesHashim Thacithaci

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Kredo.al (ECFA) mbledh të dhëna për rusët, ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit në listën e zezë të SHBA

Kredo.al (ECFA) mbledh të dhëna për rusët, ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit në listën e zezë të SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com