GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Haja një vezë se nuk e blija dot”, hajduti grabit pulat e 85-vjeçares (Video)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Haja një vezë se nuk e blija dot”, hajduti grabit pulat e 85-vjeçares (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një lagje në Patos në 19 Nëntor 2023 në mes të natës, dy hajdutë hyjnë dhe vjedhin 10 pula deti në familjen Malaj.

Denoncimi vjen nga Pëllumb Malaj djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai thotë se në shtëpi jeton e vetme e ëma 85-vjeçare dhe më shumë ka frikë për sigurinë e saj.

Denoncuesi: Banoj në Greqi që prej 27 vitesh. Kam nënën vetëm që më jeton në Patos. Para 10 ditësh më janë futur në shtëpi dhe më kanë dhunuar banesën, më kanë vjedhur. Kam ardhur nga Greqia për këtë punë. Kam bërë kallëzim në Rajonin e Policisë Patos për të identifikuar personat, nuk më është dhënë zgjidhje.

Denoncuesja: Ne nuk na ka vjedhur kurrë njeri. Plaku ka 3 muaj që ka vdekur. Iku plaku, bëhet kjo punë. Unë haja një kokërr vezë se nuk e blija dot. Ja për këtë i mbaja. Pse të vinte djali nga andej? Punët e tij i prishi. Mua më ka lënë frikë. Kam frikë natën.

“Stop” kasiguruar kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vjedhja duke ndërtuar ngjarjen. Sipas Pëllumbit që nuk gjeti zgjidhje në policinë e Patosit hajduti është Bajram Sulejmani, një komshi në zonë.

Denoncuesi: Jam detyruar vetë. Kam hapur kamerat e shtëpisë sime. Kam hapur kamerat e komshinjve dhe kam identifikuar një person nga ata. Kam identifikuar targat e makinës. Është një që rri më poshtë nesh, Bajram Sulejmanaj e ka emrin. Kam shkuar në polici dhe kam kallëzuar dhe më kanë thënë që “për 5 pula bën ti tani kallëzim në polici” dhe i jam drejtuar emisionit “Stop” për këtë çështje se ndryshe nuk gjeja dot zgjidhje. Ju lutem jepni zgjidhje këtij muhabet sepse sot u futën në shtëpi e më vodhën pulat dhe nesër do të më futen në shtëpi dhe do më therin plakën.

Bajram Sulejmani çalon dhe në kamera dallohet një person i çalë. Për këtë denoncim “Stop” ka pyetur të dyshuarin e ngjarjes, Bajram Sulejmanin.

Gazetari: Si je Bajram? Në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur këtu, akuzoheni ju. Ju çaloni apo jo?

Bajram Sulejmani: Nuk çaloj, fare pak. Unë e sqarova dhe me policinë që unë qarkulloj kur bëj taksi.

Gazetari: Nuk e di a e dallon, këtu je ti ku çalon. Ja makina jote.

Bajram Sulejmani: Unë i sqarova dhe organet kompetente për këtë. Erdhi policia në shtëpi dhe ju kam thënë që “unë punoj natën e ditë pa orar”.

Bajram Sulejmani mohon çdo gjë dhe thotë se punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi se ku ka qenë natën e vjedhjes në orën 2 të mëngjesit.

Denoncuesi: O Bajram unë e kam shtëpinë plot me kamera. Makina jote ka kaluar atje sipas kamerave në orën 2 pa çerek.

Bajram Sulejmani: Po ka kaluar.

Gazetari: Ku ke shkuar?

Bajram Sulejmani: I thonë 10 ditë o shok. 10 ditë unë nuk mbaj mend asgjë.

/tvklan.al

Etiketa: fqinjahajdutipula

Lajme të lidhura

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Para
Wanda Nara në lot: Nuk kam forcë më, jam e lodhur

Wanda Nara në lot: Nuk kam forcë më, jam e lodhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com