GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hajdari i Kuçovës blen naftë për 2025-n, tenderi i jepet pa garë firmës “Qorri Oil”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Hajdari i Kuçovës blen naftë për 2025-n, tenderi i jepet pa garë firmës “Qorri Oil”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, sfidon organin e akuzës duke shkelur rregullat e prokurimit. Disa herë ai është bërë pjesë e skandaleve dhe është paraqitur në SPAK, madje në janar të këtij viti, kryebashkiaku u dënua me 150 orë pune në komunitet pasi nuk kishte deklaruar dënimin që kishte marrë në shtetin grek disa kohë më parë.

Në fakt këtë tender e ka hapur ‘Qendra Ekonomike e Arsimit Bashkia Kuçovë, që është në varësi të bashkisë. Ky prokurim ka nisur më 26 shkurt 2024 dhe ka si objekt “Blerje Gazoili”, për të cilin do të shpenzohen 27 milionë lekë.

Pikëpyetja e parë e këtij tenderi është afati. Përse Hajdari prokuron naftë për dy vjet?

Ku e di Hajdari se si do të jetë çmimi i naftës vitin tjetër? Përse u pret rrugën kompanive të tjera që mund ta ofrojnë këtë furnizim me kosto më të ulët për buxhetin e bashkisë, që mund të paraqiten vitin e ardhshëm?

Deri më datë 7 mars 2024, kur ka qenë edhe afati i fundit i paraqitjes së ofertave, vetëm firma  “Qorri Oil” shpk ka bërë një aplikim me ofertën e saj. Shohim në dokument se oferta e kësaj firme është në vlerën 27 milionë lekë dhe duke marrë parasysh këtë fakt, por edhe mungesën e konkurrencës, tenderi duhej anuluar. Pra, nuk ka kuptim organizimi i tenderit që oferta fituese të jetë e barabartë me fondin limit.

Hajdari jo vetëm që nuk e ka anuluar, po me nxitim në të njëjtën ditë ka firmosur kontratën e prokurimit me firmën “Qorri Oil”, në pronësi të Flamur dhe Besnik Qorrit.

Open Data i ka vendosur ‘Red Flag’ si sinjal që me këtë tender po abuzohet me paratë e qytetarëve. Na çudit fakti që kryetari guxon të bëjë shkelje, kur vetëm dy muaj më parë ka marrë një dënim. Kujtojmë se më datë 25 janar 2024, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është dënuar me 9 muaj burg për fshehjen e një dënimi në Greqi, në vitin 1999. Dënimi, i ulur në 6 muaj prej gjykimit të shkurtuar, iu konvertua në 150 orë punë në komunitet, ndërsa avokati i tij tha se dënimi nuk ndikon në detyrën e tij në krye të bashkisë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimKRESHNIK HAJDARIkuvovenafteopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Seria A, Nedim Bajrami në formacionin e javës

Seria A, Nedim Bajrami në formacionin e javës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com