GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hajdari i Kuçovës harxhon 96 MLN lekë për flamuj e banderola, tenderi “skuqet” nga shkeljet

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Hajdari i Kuçovës harxhon 96 MLN lekë për flamuj e banderola, tenderi “skuqet” nga shkeljet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si mund të harxhohen 96 milionë lekë të bashkisë për flamuj e banderola, më e pakta është mungesë ndjeshmërie për qytetarët e varfër të Kuçovës. Por kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, përveç kësaj, nuk respekton as ligjin mbi prokurimet, duke abuzuar me procedurën.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Shërbimi i Dekorit”, i cili është hapur në janar 2024 dhe është zhvilluar në 8 shkurt 2024.

Ndërkohë, përfituesi i fondit është bërë  publik më datë 5 mars 2024, por llogaritë janë mbyllur qysh në fillim të shkurtit. Ajo që bie në sy menjëherë është furnizimi për festa për 4 vjet rresht. Po nuk u bë 100 milionëshi nuk i hyn në sy kryetarit asnjë punë. Pra, në çdo vit shpenzimet janë planifikuar në  vlerën 28 milionë lekë.

Një shkelje tjetër, siç vihet re në tabelën e mësipërme, është përzierja në tender e punëve publike me furnizimet e dekorit. Kryebashkiaku, për të fryrë fondin limit që do të marrë kompania e favorizuar prej tij, ka futur në tender edhe vizimin e disa rrugëve dhe vendosjen e tabelave të trafikut.

Që në këtë moment tenderi duhet anuluar dhe duhet ndarë në lote, ashtu siç udhëzon ligji.

Pra, ky fond i madh përfshin edhe mirëmbajtjen e lapidarëve. Po Ndërmarrja e shërbimeve e bashkisë çfarë bën, që u dhen dhënë paratë kompanisë private që të “mirëmbajë” lapidarët?

Sikur të mos mjaftonte kjo çudi e Hajdarit që tregon si shfrytëzohen fondet, kryebashkiaku ka zhvilluar edhe tenderin në shkelje të ligjit. Shohim se për këtë prokurim janë paraqitur vetëm dy oferta. Hajdari nuk ka pritur që të zhvillojë një garë mes tyre, por ka skualifikuar ofertën e firmës “Arteo 2018” shpk  në fazën e parë dhe ia dhuroi kontratën në mungesë të konkurrencës Abaz Dajkos i regjistruar si person fizik.

Pra, deri në vitin 2028, kur nuk i dihet a do të jetë Hajdari kryetar, ky person ka siguruar fondin pa u munduar. Për këto shkelje tenderit i është vënë “Flamuri i kuq” nga Open Data, që tregon riskun e korrupsionit. Do të ishte me vend të ndërhyjnë  Agjencia e Prokurimit, KPP, KLSH ta kontrollojë këtë tender, mbase edhe SPAK duhet të merret me kryetarin e Kuçovës.

Po si nuk paska frikë nga SPAK-u ky kryebashkiak! Kujtojmë që jo më larg se në janar të këtij viti, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë dënimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, pasi nuk deklaroi dënimin penal që kishte marrë në Greqi. Në GjKKO u kërkua 9 muaj burg, por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare.

Avokati i kryebashkiakut, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

Më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën Hajdarit për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.

Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.

E po me sa shohim ato 150 orë punë Hajdari do t’i shlyejë duke punuar tek miku i tij Abaz Dajko, duke mirëmbajtur lapidarët!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimbanderolaflamujhajdariKLSHKPPKuçoveSpaktender

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
“Gjuajte babain tim!”, dalin pamjet e dhunës mes Elias dhe Princit

Gjykata vendos: 5 metra distancë mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis