GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hajdari i Kuçovës ishte dënuar nga Gjykata e Janinës

18:31 - 30/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hajdari i Kuçovës ishte dënuar nga Gjykata e Janinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën singlën e PS bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Përmes këtij vendimi, që kryebashkiaku nuk e ka deklaruar, Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë.

Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhë dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. “Ora News” ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës së Janinës, ku ndër të tjera urdhërohet dhe dëbimi i menjëhershëm i Kreshnik Hajdarit, që në atë periudhë kishte shkuar si emigrant në Greqi. Ndërkohë nga ana tjetër 120 banorë të fshatit Lumas në Berat i janë drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Beratit dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, për nisjen e hetimeve ndaj Kreshnik Hajdarit për akuzën e “Falsifikimit të formularit” të dekriminalizimit. Sipas këtij vendimi gjykate, Hajdari rezulton i arrestuar në Greqi për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të Kufirit”, duke hyrë në territorin grek pa respektuar kushtet ligjore.

Në vendim thuhet se veprimet kriminale të Kreshnik Hajdarit dhe personave të tjerë që janë gjykuar së bashku me të në këtë vendim, janë kryer në fshatin Dhespotiko të prefekturës së Janinës në datën 23 qershor 1999.

Në një vëzhgim të formularit të vetëdeklarimit që Hajdari ka plotësuar, pyetjes standarde nëse ai kishte qënë nën hetim apo gjykim nga ndonjë autorit i huaj, Hajdari i është përgjigjur në kuadratin “JO”.

Me “JO” Hajdari i është përgjigjur edhe pyetjes nr.2 në formular, ku i kërkohet të deklarojë nëse është i dënuar ose jo nga ndonjë autoritet i drejtësisë shqiptare dhe të huaj. Fshehja e dënimit nga ana e kryebashkiakut, pritet të sjellë nisjen e hetimeve nga zyra e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa rasti, është një precedent i përsëritur i kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, që kanë rezultuar të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësitë e shteteve të ndryshme./Oranews

Etiketa: DenuarhajdariKuçove

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Gruaja largohet nga shtëpia me vajzën e mitur, burri…

Plagosi me armë 60-vjeçaren, shpallet në kërkim autori (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com