GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hajdarmataj jep arsyet: Pse autori i shpëtoi syrit të policisë

19:52 - 20/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hajdarmataj jep arsyet: Pse autori i shpëtoi syrit të policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj shprehet se ekzekutimi i biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj në lokalin e tij tregon për situatën e rendë ku ndodhet rendi dhe siguria në vendin tonë.

Sipas Hajdarmataj deri tani dy janë pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet, gjakmarrja dhe ajo e aktivitetit politik. Por nëse është kjo e fundit tha ish-drejtuesi i policisë, atëherë është për të vënë duart në kokë. Sipas tij informacionet që ka dhënë policia deri tani janë shumë të vakëta, ndërsa bëri thirrje që të zbardhen sa më parë motivet.

“Deri tani mendoj se pistat më të mundshme janë ato të gjakmarrjes për shkak të një historie të kaluar për shkak që familja e të ndjerit ka pasur me një familje tjetër në Lezhë. Pista tjetër, që nuk besoj, por do të ishte për të ulëritur, për arsye politike. Nëse është kjo pista e aktivitetit politik, kjo është për të kapur duart me kokë dhe nuk e di ca presim ne shqiptarët për të reaguar. Shpresoj mos jetë ajo pista. Unë mendoj se këto dy pista duhet të përqendrohet hetimi dhe grupi hetimor.

Policia e Lezhës ka dhënë 2-3 informacione shumë të vakte. Unë gjej rastin të bëj thirrje që policia dhe grupi hetimor duhet të sqarojnë sa më parë motivet e kësaj vrasje makabre. Nëse kjo nuk sqarohet këtu ose ka dashakeqësi, ose ka qëllim që nuk do sqarohet”, tha Hajdarmataj.

Në lidhje me hetimin, Hajdarmataj ka dyshimet e tij dhe këtë e lidh me atë çka thotë policia se është duke u gjurmuar një automjet me targa angleze.

“Ka një detaj që mua më lën të dyshoj kur policia thotë që po gjurmohet një Land Rover me targa angleze. Nëse autorët e vrasjes kanë lidhje me një konflikt të familjes Nikulaj, të cilët ata jetojnë në Angli, nuk ma merr mendja që një autor që jeton në Angli do vijë të kryeje një krim dhe të përdor një makinë me targa angleze. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo hedh një dyshimi që policia po e drejton hetimin. Pra mua më lind e drejta të mendoj që policia po e drejton hetimin. Këtu shoh hamendësomë se diçka nuk është reale në këtë pjesë. Ose është një naivitet i policisë, ose i atyre që kanë dhënë informacione dhe nuk e kanë përpunuar”.

Sipas ish-drejtuesit të lartë të policisë, mënyra si ishte kamufluar autori e ka bërë atë që t’i shmanget syrit të policisë.

“Por arsyeja që autori mendoj ka arritur t’i shmanget policisë, është mënyrë si është kamufluar ky person. Kjo është arsye kryesore. Të gjithë aktet mafioze ose atentat janë bërë nga persona të shoqëruar me makinë. Në këtë rast mënyra e kamuflimit është e gjetur. Edhe një patrullë policia edhe nëse do ishte shkëmbyer me këtë person me një motor të thjesht nuk do shkonte në mendje që ky është autori i krimit, përveç rasteve që mund të kishte informacion nga vendi i ngjarjes”, tha ndër të tjera Hajdarmataj për “Panorama TV”.

Etiketa: Ardian NikulajhajdarmatajVrasje

Lajme të lidhura

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Zhdukjet në Sarandë, policia në ndjekje të një ‘Benzi’

Zhdukjet në Sarandë, policia në ndjekje të një ‘Benzi’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26

Kombëtarja jonë ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet...

Lexo më shumë
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com