GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hajde se më duhen lekë”/ Zbardhet dosja, 170 litra naftë u shitën për 30 mijë lekë

13:41 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hajde se më duhen lekë”/ Zbardhet dosja, 170 litra naftë u shitën për 30 mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të cilët akuzohen për vjedhje nafte në një ekskavatori që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

Togat e zeza caktuan ndaj dy shtetasve të sipërcituar caktuan masën ‘arrest me burg’. Në dosje zbardhen dëshmitë e Jualian Subashit dhe Petrit Kodrës.

DOSJA 

Julian Subashi ka deklaruar se punon si lavazhier te lavazhi i shtetasit Besnik Domi në Maminas. Dje në darkë ka qenë në shtëpi deri në orën 22:30 dhe më pas ka dalë dhe ka shkuar te kafja te karburanti “Elda” në autostradë, të cilën e ka rreth 7-8 minuta larg me biçikletë. Aty ka takuar shtetasin që punon aty Julian Kodra që është punëtor në karburant, kamarierin Geri Kodra dhe Petrit Kodra që është shitës nate në karburant. Ka ndenjur me këta shtetas meqë janë nga Sakosa ku Petriti me Julianin janë vëllezër ndërsa Geri rri në Marikaj. Ka pirë konjak deri në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm. Gjatë kësaj kohe ai me Petritin janë larguar dhe kanë shkuar te një rrugicë që lidh fshatim Sakosë me autostradën. Aty panë një ekskavator të parkuar dhe nuk kishte roje. Bashkë me Petritin, vendosën të merrnin naftën e eskavatorit dhe shkuan të gjenin dy bidona 10 litresh dhe pasi i gjetën tek disa mbeturina shkuan sërish tek eskavatori, hapën kapakun e serbatorit dhe morën 20 litra naftë, nëpërmjet një zorre që futen në serbator. Këtë naftë e mori Petriti për makinën e tij pasi Juliani nuk ka makinë. Pas kësaj, Juliani ka shkuar tek karburanti sërish dhe pasi lau duart, mori biçikletën dhe iku për në shtëpi. Pretendon se këtë veprim e ka bërë në gjendje të dehur.

Është pyetur shtetasi Petrit Kodra dhe ka deklaruar se punon tek karburant “Elda” në Sakosë në anën e autostradës si shitës karburanti. Mbrëmjen e datës 7.7.2022 ka qenë në shtëpi dhe deri në orën 21:00 dhe më pas ka shkaur te karburanti ku punon, për të pirë kafe. Kjo pasi shkon shpesh aty dhe dje ka qenë në punë vëllai Juliani. Kur shkoi aty ndenji me vëllain, djalin e xhaxhait Gerald Kodra që edhe ai ishte në punë aty si dhe shtetasin Julian Subashi, të cilin e ka gjetur aty. Ka pirë vetëm kafe dhe nga ora 23:00, shtetasi Julian Subashi, i cili po pinte konjak, i tha se po shikonte një fadromë që është parkuar në cep te karburanti dhe do ti hiqte naftën, pasi ia kishte hapur kapakun e serbatorit që më parë. Pas këtij muhabeti, Kodra ka marrë makinën dhe ka shkuar në shtëpi rreth orës 12 të natës dhe është shtrirë për gjumë. Nga ora 4 e mëngjesit e ka marrë në telefon Julian Subashi dhe i tha të shkonte se kishte bërë gati pesë bidona me naftë. Petritit i shkoi mendja që kishte marrë naftën e serbatorit dhe e pyeti sesi ja hoqi naftën dhe ai i tha “hajde se me duhën lekë”. Petriti ka dalë nga shtëpia, ka marrë makinën Benz të punës me targë AB 107 EP dhe ka shkuar dhe është takuar me Subashin te vendi i quajtir te vreshti Seit Marës në Sakosë. Subashi kishte mbushur 5 bidona 30 litrësh dhe këtë naftë e mori Petriti dhe më pas iku në shtëpi ndërsa Subashi është kthyer tek karburanti te kafja. Pohon se ka blerë 150 litra naftë për një çmim prej 30.000 lekë në total, të cilën sot e ka shitur nëpër njerëz të ndryshëm. Pranon se e dinte që Subashi kishte vjedhur naftë. /News24

Etiketa: nafteVjedhje

Lajme të lidhura

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…
Aktualitet

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan
Aktualitet

Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan

20:30 - 30/12/25
Para
Raporti i OKB, PD thirrje qeverisë: Të miratohet një paketë mbështetëse për familjet në nevojë

Raporti i OKB, PD thirrje qeverisë: Të miratohet një paketë mbështetëse për familjet në nevojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)
Breaking Views

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Lexo më shumë
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

22:44 - 30/12/25
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

21:34 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com