GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Hajdut, hajdut’, protestuesit e Lapajt bërtasin kur kalon eskorta e Ramës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Hajdut, hajdut’, protestuesit e Lapajt bërtasin kur kalon eskorta e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” bashkë me kryetarin e tyre Adriatik Lapaj vazhdojnë qëndrimin e pandërprerë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rma dhe krijimin një qeverie tranzitore.

Sonte, mbështetësit e Lapajt nuk kursyen akuzat “hajdut” dhe thirrjet “ik” drejt Ramës, kur ky i fundit, i shoqëruar nga eskorta, la ambientet e Kryeministrisë dhe u largua.

Kujtojmë se të shtunën “Shqipëria behet” mbajti protestën e 3 kombëtare radhazi para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku Adriatik Lapaj po qëndron pandërprerë prej afro 5 javësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve para godinës qeveritare të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.

Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 mld euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 mld euro”, tha Lapaj.

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha se qeveria e kryeministrit Rama është në luftë me qytetarët, pasi ka mbjellë vetëm frikë, varfëri dhe drogë. Ai shtoi se shteti është vënë në shërbim të grupeve kriminale.

“Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kanë kapur shtetin. Përkundrazi, kur droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria mbizotëron, korrupsioni mbizotëron, keqqeverisja mbizotëron, sepse shteti vendoset në shërbim të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga, qoftë e bardhë apo e kuqe, prodhon vuajtje për kombet, prandaj ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës, meritojnë një luftë të madhe të një aleancë ndërkombëtare kundër tyre”,- tha Lapaj.

Në mbyllje të protestës së “Shqipëria Bëhet” është hedhur miell drejt policëv

gijotina.com/

Etiketa: adriatik lapajKryesore1

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Para
PD kritikoi Ramën, por do të votojë në Kuvend ftesën e Trump për Bordin e Paqes

PD kritikoi Ramën, por do të votojë në Kuvend ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com