GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hajdutë të babëzitur!” Berisha: 12 miliardë euro dha Rama me letra për infrastrukturën, investimet nuk kapin as 1 miliard

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hajdutë të babëzitur!” Berisha: 12 miliardë euro dha Rama me letra për infrastrukturën, investimet nuk kapin as 1 miliard
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prezantimin e programit të qeverisjes për vitet 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, investimet e bëra në Shqipëri në këtë fushë, nuk kapin as vlerën e 1 miliardë eurove.

Berisha u shpreh se, për këto fusha janë dhënë 12 miliardë euro, por shumica janë vjedhur nga qeveritarët dhe drejtorët.

Pjesë nga fjala:

E vërteta është se gjatë këtyre 12 viteve, në total janë investuar sipas buxhetit mbi 12 miliardë euro nga Edi Rama dhe qeveritë e tij në infrastrukturë.

Por, në qoftë se ka një gropë të zezë në zhdukjen e këtyre fondeve, janë pikërisht rrugët dhe projektet infrastrukturore.

Po qe se ndalemi për një moment se çfarë është ndërtuar me 12 miliardë euro të shpenzuara, fonde buxheti, ato nuk shkojnë, nuk kapin vlerën reale kurrë të 1 miliardë eurove.

Por çmimet e këtyre veprave dhe objekteve janë dhjetëfishuar.

Rëndom janë gjashtëfishuar, janë 12-fishuar, 13-fishuar në mënyrën më të pakonceptueshme.

Kjo ka bërë që në 12 vite qeverisje, vështrimi i veprave publike të ndërtuara është jashtëzakonisht i pakët, ndërkohë shpenzimet janë kolosale.

Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër kund në botë që të jenë zhdukur, të jenë gllabëruar fonde publike siç ka ndodhur në Shqipëri me këto 12 miliardë euro investime që nuk duken.

Në qoftë se marrim Rrugën e Arbrit, nga 160 milionë, e parashikuar ën standardin ndërkombëtar dhe kompaninë ndërkombëtare, në një kohë kur 32 kilometra të saj kanë qenë të ndërtuara, ajo ka shkuar në 415 milionë dhe nuk dihet sa do shkojë.

Në qoftë se marrim Unazën e Tiranës, 19 kilometrat e fundit të saj se 8 kilometrat u ndërtuan gjatë qeverisjes së PD me vepra arti se ishin shumë të lidhura, sot ato janë ndarë në 14 lote me 14 kontrata. Janë një diletantizëm. Hyrjet e daljet janë absolutisht defektoze. Janë të pastudiuara. Dhe mjerisht kjo unazë, në vend se të lirojë trafikun, efekti i saj pothuajse nuk ndjehet fare. Dhe që ka vazhduar ndërtimi i saj 15 vite.

Janë një seri rrugësh të tjera që kanë mbetur.

75 milionë dollarë ka qenë e planifikuar rruga Qukës-Qafë Plloçë, gjer tani kanë shkuar 215 milionë dhe ajo nuk dihet kur mbaron. Ajo është rruga e vetme në Europë dhe në botë ku segmentet nuk takojnë njëra-tjetrën jo në një rast, por në dy pozicione.

Etiketa: berishainfrastrukturë

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Berisha prezanton projektet: Këta nuk kanë plan për rrugë dhe aeroporte, por si të vjedhin

Berisha prezanton projektet: Këta nuk kanë plan për rrugë dhe aeroporte, por si të vjedhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com