GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hakerat sulmojnë dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri

09:16 - 21/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksperti: Serverat e policisë ishin të aksesueshëm edhe nga jashtë zyrave të tyre, mjaftonte një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i IT-së, Genti Progni ka deklaruar se dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri, prej dy ditësh kanë rënë pre e sulmit kibernetik të hackerave.

Përmes një statusi në Facebook, Progni deklaron se askush nuk ka dhënë detaje pse shërbimi i tyre e-banking nuk po funksionon, ndërsa shton se bankat në fjalë po mundohen të justifikohen duke e quajtur si problem teknik.

Ndonëse në status eksperti i IT nuk ka deklaruar se kush janë banka e hackuara, për shkak të komenteve nga qytetarët në panik, Progni deklaron se bankat që dyshohet se kanë rënë pre e sulmit janë Credins Bank dhe Intesa.

“Sot/dje ka ndodhur nje cudi shume e madhe , qe nga dita e djeshme ne oren 17:00 jane sulmuar dy banka te nivelit te dyte , sot gjate dites nje prej isp me te medha ne dijenine time ndoshta dhe me shume ka pasur nje reset ne mase te ruter . Askush nuk jep detaje , bankat edhe pse akoma sherbimi i tyre e-banking nuk eshte kthyer po mundohen ta quajne problem teknik . Nuk mund te kalohet cdo gje pa raportuar e diskutuar sepse neser do jeni perballe nje sulmi me te madh! Nuk ju ndihmon fahehja e probleme! Do perfundoni si AKSHI, sna kane marre asgje , por nderkohe i kemi te gjitha SHESHIT! “, deklaron Progni.

Nga ana tjetër të njëjtin shqetësim me Prognin ka ndarë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ku deklaron me nota ironie se gjatë një komunikimi që kishte zhvilluar me një përfaqësues të lartë të njërës prej bankave, ishte njoftuar se përpjekja për hackerim “kishte dështuar me sukses”.

“Komunikova sot me një person në nivele të larta në njërën prej këtyre bankave. Pranoi parimisht tentativën e fortë të hakerimit, por që kishte dështuar me sukses. Të shohim sa larg dëmeve të mëdha do na mbajë sinqeriteti i këtij komunikim”, shkruan Karamuço.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar, por gjatë ditës së djeshme është vënë re që ka pasur një fluks fluks qytetarësh nëpër sportelet e këtyre bankave.

Etiketa: bankaHakeraKryesore1nivelesulme

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
I dedikoi rikthimin pas 25 vitesh, kjo është vajza e Elsa Lilës

I dedikoi rikthimin pas 25 vitesh, kjo është vajza e Elsa Lilës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com