GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hakerat “sulmojnë” sërish, nxjerrin të dhënat e opozitës iraniane në Shqipëri (FOTO)

18:50 - 29/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerat “sulmojnë” sërish, nxjerrin të dhënat e opozitës iraniane në Shqipëri (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi hakerat goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të dhënave të përftuara nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa prej serverëve virtualë, ata kanë publikuar dokumente të tjera.

Këtë radhë bëhet fjalë për të dhënat personale të grupit të muxhahedinëve, konkretisht të opozitës iraniane,  të vendosur në Manzë të Durrësit.

Megjithëse kryeministri Edi Rama disa ditë më parë dhe sot drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj kanë dhënë garanci se të dhënat janë të sigurta, në faqen online të quajtur “HomelandJustice.ru”  (“Drejtësi për Atdheun”), kanë përfunduar të publikuara lejet e qëndrimit të muxhahedinëve, afatin e qëndrimit të tyre, bashkë me fotot personale, datën e lindjes, gjininë dhe vendndodhjen e tyre në Shqipëri.

Në rastin e dokumenteve të lejes së qëndrimit ato janë lëshuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit.

Gjithashtu po në këtë webiste janë publikuar edhe kartat e shëndetit së bashku me statusin e tyre si azilkërkues dhe afatin përkatës, të disa prej përfaqësuesve të opozitës iraniane të vendosur në Manzë. Për të ruajtur privatësinë e tyre, Panorama.al ka mbuluar të dhënat personale.

Në kryefaqe të këtyre dokumenteve, hakerat shkruajnë se “krimi  nuk paguan, as korrupsioni po ashtu”. Ndërsa vijojnë duke shkruar më tej se “pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë? Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe vrasjesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni po ashtu”.

Ky është publikimi i dytë i dokumenteve sensitive pas atyre të disa ditëve më parë ku publikuan materiale të rëndësishme të institucioneve shqiptare.

Ato nisin që me emërime punonjësish në administratë, shkresa nga AKSHI, shkresë të vetë drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, dokumente nga Ministria e Infrastrukturës apo edhe kërkesë për të vizituar kompaninë prodhuese turke të dronëve të famshëm “Bayraktar”.

Etiketa: HackerKryesore1

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
Para
Mot “i çmendur” në Shqipëri / Një pjesë “digjet” nga i nxehti afrikan, zona të tjera “pushtohen” nga breshëri

Mot “i çmendur” në Shqipëri / Një pjesë “digjet” nga i nxehti afrikan, zona të tjera “pushtohen” nga breshëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com