GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hakmarrja e BE-së, letra higjenike amerikane nuk i shpëton tarifave të reja

17:58 - 15/04/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakmarrja e BE-së, letra higjenike amerikane nuk i shpëton tarifave të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka publikuar listën e produkteve amerikane që do të godasë me masa hakmarrëse nëse negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk përfundojnë me sukses. Lista e më shumë se 400 produkteve përfshin letrat higjienike amerikane, grimin për sytë, purot dhe duhanin, si dhe veshje për burra dhe gra.

Shumica e importeve do t’i nënshtrohen detyrimeve doganore shtesë prej 25%. Masat e BE-së do të hynin në fuqi sot si hakmarrje për rritjen e mprehtë të tarifave të SHBA-së për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, megjithatë unioni pezulloi kundërmasat për 90 ditë deri më 14 korrik, pasi SHBA vonoi gjithashtu vendosjen e të ashtuquajturave tarifa reciproke.

Sipas përllogaritjeve të BE-së bazuar në të dhënat zyrtare të SHBA-së për vitin 2023, pesë kategoritë kryesore të eksporteve nga Amerika në bllok janë: nafta dhe gazi, farmaceutikët dhe ilaçet, produktet e hapësirës ajrore dhe përbërësit e tyre, pajisjet mjekësore dhe furnizimet përkatëse, si dhe automjetet.

SHBA deri më tani ka goditur BE-në me tarifa 25% për çelikun dhe aluminin, e po ashtu 25% taksa për makinat. Sa i përket tarifave “reciproke” 20% të Presidentit Donald Trump për të gjitha mallrat e tjera nga blloku, këto janë ulur në 10% për 90 ditë.

Ndërkohë, negociatat tregtare mes BE-së dhe SHBA-së po vazhdojnë në nivel teknik, tha sot nga Brukseli zëdhënësi i Komisionit Olof Gill.

Komisioneri i Tregtisë Maros Shefkoviç u takua dje në Uashington me Sekretarin Amerikan të Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësuesin e tregtisë Jameson Greer në një raund tjetër negociatash. “BE ende shpreson për një marrëveshje tregtare me SHBA-në, duke përfituar nga afati 90-ditor për një zgjidhje të ndërsjellë të tarifave të pajustifikuara”, shkroi komisioneri Shefkoviç në “X”, pas takimit me homologët e tij amerikanë.

Zëdhënësi i Komisionit tha sot se BE pret që të fillojnë “bisedimet thelbësore” dhe theksoi se “një nivel shtesë i angazhimit nga pala amerikane do të nevojitet për një marrëveshje“.

Ai sqaroi, megjithatë, se në përpjekjen për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, BE-ja nuk do të negociojë standardet evropiane në lidhje me sigurinë ushqimore.

“Këto nuk janë të negociueshme me SHBA-në, apo me askënd”, theksoi Olof Gill, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për rregulloret evropiane në lidhje me teknologjinë dhe tregun dixhital të BE-së.

Lidhur me produktet agroushqimore, zëdhënësi i Komisionit tha se në vitin 2023 BE importoi produkte agroushqimore me vlerë 12 miliardë euro nga SHBA dhe nënvizoi se importet e këtyre produkteve amerikane në BE janë rritur me 77% që nga viti 2005.

Për makinat, Olof Gill kujtoi se BE-ja dëshiron “të gjejë një zgjidhje më të mirë të mundshme”.

“BE mbetet konstruktive dhe e gatshme për një marrëveshje të drejtë – duke përfshirë reciprocitetin përmes ofertës sonë tarifore 0 me 0 për produktet industriale dhe punës për barrierat jotarifore.Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë përpjekje të rëndësishme të përbashkëta nga të dyja palët”, shkruan Komisioneri i Tregtisë në “X”.

Etiketa: BEleter higjenikeSHBA

Lajme të lidhura

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit
Botë

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
Para
Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s'kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash
Breaking Views

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Lexo më shumë
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com