GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hakmarrje dhe larje hesapesh, u vranë 12 ish të dënuar, sapo u liruan

16:38 - 20/10/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Hakmarrje dhe larje hesapesh, u vranë 12 ish të dënuar, sapo u liruan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasjet e personave të dënuar, të cilët lirohen nga burgjet në mënyrë të parakohshme është kthyer në një fenomen që po ndodh shumë here e më shpesh në vendin tonë.

Sipas statistikave, vetëm brenda vitit 2021, nga janari deri në tetor janë vrarë 12 persona të liruar nga burgjet, ndërkohë që tetë nga këto ngjarje kanë mbetur pa autor, ku secili prej tyre ka pasur një histori të pasur kriminale.

Vrasjet më të bujshme të ndodhura janë ajo e Edmir Bregut, i cili u ekzekutua më 24 janar në qytetin e Durrësit. 32-vjeçari me origjinë nga Hasi më herët ka qenë i dënuar për moskallëzim krimi dhe kanosje. Kjo ngjarje ende është e pa zbardhur.

Gentian Qarri po lëvizte në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, kur persona të pa identifikuar e qëlluan atë për vdekje. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. E shkuara e tij kriminale, është pista kryesore por ende nuk është zbardhur.

Edmond Koçi i njohur për policinë për shumë vepra penale, por që në fund ai u dënua vetëm për armbajtje pa leje, u ekzekutua në qytetin e Durrësit. Shumë pista dolën në dritë por nga policia asgjë konkrete.

Bardhok Pllanaj, i cili ishte subjekt i OFL, i dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike por që më pas dënimin e kreu në shtëpi pasi ishte me probleme në zemër. Ai u ekzekutua pa mëshirë ndërsa policia nuk po arrin tek autorët.

Lulzim Bitri, i cili u ekzekutua në armë zjarri në qytetin Elbasanit, rezulton i dënuar më herët për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit.

Nën shoqërinë e Bitrit ishte edhe Ardian Çollaku, të cilin Gjykata e Modenas e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, por që ai lëvizte i qetë në vendin tonë.

Alban Semaku, emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë bandës së Aldo Bares në Lushnje u gjet i vdekur në Peqin. 38-vjeçari ka dalë nga burgu në maj të këtij viti.

Ngjarje të tilla sa vijnë dhe bëhen më të shpeshta. Kjo sepse shteti nuk krijon drejtësi për t’i kënaqur të dyja palët, ndaj zgjidhja e vetme për të tjerët është vetëgjyqësia. Kur shteti nuk jep një dëmin të kënaqshëm, atëherë edhe hakmarrjet nga palët e lënduara janë më të larta. Ky fenomen është një rast që duhet shqyrtuar sepse mund të ketë një vijueshmëri ngjarjesh të njëjta edhe për autor të tjerë që mund të lirohen nga burgu më herët seç duhet.

Etiketa: Burgish te burgosurVrasje

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Bojkoti i Komisionit, mazhoranca i përgjigjet PD: Nuk na njoftuat

Bojkoti i Komisionit, mazhoranca i përgjigjet PD: Nuk na njoftuat

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com