GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hamas konfirmon vdekjen e shefit të vrarë muaj më parë, Izraeli eliminon edhe zëdhënësin e grupit

21:00 - 31/08/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamas konfirmon vdekjen e shefit të vrarë muaj më parë, Izraeli eliminon edhe zëdhënësin e grupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar vdekjen e shefit të vet ushtarak Mohammed Sinwar, i vrarë muaj më parë nga Izraeli me goditje nga ajri.

Foto të Sinwar-it dhe “martirëve” të tjerë, të gjithë persona me influencë në grup, që tashmë nuk jetojnë më, u shfaqën në një video treminutëshe që niste me luftën e Hamasit kundër “tiranëve” izraelitë.

Mohammed Sinwar ishte vëllai i vogël i Yahya Sinwar, ish-lideri i grupit terrorist, me të cilin, sipas Izraelit, u ideua sulmi i 7 tetorit 2023. Yahua u eliminua tetorin e kaluar, ndërsa vëllai i tij në muajin maj të këtij viti.

Sulmet izraelite ndaj pjesëtarëve të lartë të grupit Hamas kanë vijuar edhe orët e fundit. Televizioni saudit Al-Arabiya njoftoi se zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida ose i njohur edhe si Hudayfa Samir Abdallah al-Kahlout, u vra natën e kaluar nga një goditje nga ajri teksa qëndronte në apartamentin e tij në qytetin e Gazës. Sipas njoftimit, gjithë personat në apartament humbën jetë, ndërsa vdekja e Obeida-s u konfirmua nga vërtetua nga familjarët e tij.

Sulmi u konfirmua nga ushtria dhe agjencia izraelite e sigurisë, Shin Bet, që konfirmuan goditjen ndaj një operativi të Hamasit, pa e identifikuar viktimën.

Lufta 22-mujore mes Izraelit dhe Hamasit ka lënë dhjetëra mijëra të vrarë në territorin palestinez dhe i ka futur banorët e Rripit të Gazës në një krize urie për shkak të bombardimit të shumicës së qytetit dhe pamundësisë për të siguruar ndihma nga jashtë nën sulmet e vazhdueshme.

Izraeli po lufton edhe në fronte të tjera, kryesisht me grupin libanez Hezbollah, të cilin e sulmoi edhe të dielën. Ushtria informoi se goditi “infrastrukturën ushtarake dhe të nëndheshme”, ku dyshohet se operonte grupi.

Sulmet nga Hezbollahut vijnë në kohën kur qeveria libaneze ka premtuar se do të ndërmarrë hapa për ta çarmatosur grupin që kontrollon pjesën jugore të Libanit prej dekadash. Hezbollahu është zotuar se nuk do t’i dorëzojë armët e veta.

Lajme të lidhura

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha
Botë

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Para
Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

Aksident në Lezhë–Milot, tre të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se...

Lexo më shumë
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com