GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hansi Flick e ka me gjyqtarin: Jam i zhgënjyer, çdo vendim ishte në favorin e Interit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hansi Flick e ka me gjyqtarin: Jam i zhgënjyer, çdo vendim ishte në favorin e Interit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona u eliminua një hap larg finales së Champions League, kjo pas humbjes 4-3 kundër Interit në gjysmëfinalen e kthimit në Milano që zgjati 120 minuta. Pas sfidës trajneri i Barcelonës, Hansi Flick shprehu krenarinë e tij për lojtarët e Barçës, duke mos harruar të kritikonte ashpër gjyqtarin polak Szymon Marciniak.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, jo me performancën e ekipit. Është ajo që është, ne jemi jashtë, por do të përpiqemi përsëri sepse duam t’i bëjmë tifozët të lumtur. Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte qëllimi ynë dhe do të jetë përsëri”, tha trajneri gjerman, duke shtuar se “mund të jeni krenarë për lojtarët, ashtu siç jam unë. Është pjesë e futbollit, fitorja dhe humbja, të gjithë do të mësojmë”.

Flick e ka me gjykimin dhe i dërgoi mesazhin e parë gjyqtarit Marciniak.

“Ne mendojmë se rezultati është i padrejtë për shkak të disa vendimeve të gjyqtarëve, duhet ta them këtë. Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim që ishte 50-50 përfundoi në favor të tyre, kjo është ajo që më trishton”. vijoi ai.

Dhe në përgjigje të pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me arbitrimin, ai cilësoi diçka.

“Nuk më pëlqen të flas më për arbitrin. Ia kam thënë atë që mendoj, por nuk do ta përsëris këtu tani. Nuk është e drejtë as për ekipin tim, i cili bëri një punë të jashtëzakonshme”, tregoi Flick.

Ai nuk harroi të lavdëronte Interin.

“Na ka ndodhur që edhe Interi luan, kanë sulmues të mirë, mbrohen mirë, me cilësi të mira. Dhe ne do të mësojmë, është një progres, duam të vazhdojmë të mësojmë, por do të kthehemi”, tha gjermani.

Në fundjavë vjen ‘El Clasico’ kundër Real Madrid me titullin e La Ligës në lojë.

“Po luajmë për të fituar tituj dhe të dielën kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kemi tre ditë për t’u përgatitur për të. Çdo lojtar, kur kthehet në shtëpi në orën katër të mëngjesit, mund të duket krenar në pasqyrë”, mbylli Flick.

Etiketa: BarcelonaChampionsHansi FlickInter-Barcelona

Lajme të lidhura

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski
Sport

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën
Sport

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin
Sport

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26
Para
Dosja e “Sterilizimit”/ SPAK kërkon që Ilir Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com