GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Hap pas hapi”, trajnerët e ekipeve Kombëtare zbresin në fushë

13:54 - 16/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hap pas hapi”, trajnerët e ekipeve Kombëtare zbresin në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti më i ri i FSHF-së “Haps pas hapi” ka startuar tashmë, teksa në Shtëpinë e Futbollit për dy ditë me radhë janë stërvitur lojtarë të Kombëtares U-15, të cilët aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.

I gjithë procesi është monitoruar nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, specialistët e Departamentit të Ekipeve Kombëtare, teksa seancat stërvitore janë drejtuar nga trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, trajneri i Kombëtares U-17, Ardi Behari, ndërsa pjesë e stafit teknik kanë qenë edhe përgatitësi atletik Iris Selimi dhe trajneri i portierëve, Erion Meta.

Bëhet fjalë për një program mjaft të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e talenteve veçanërisht brenda territorit të Shqipërisë me synimin fundor që është ngritja e nivelit të ekipeve kombëtare në aspektin cilësor dhe konkurrues.

Sakaq, projekti “Hap pas Hapi” që është ideuar dhe koordinuar nga Drejtoria Teknik në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Ekipeve Kombëtare është i fokusuar në punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Drejtor Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea shpjegon për Fshf.org specifikat e programit dhe synimet kryesore që ka grupi i punës.

“Programi është specifik sepse duam të specializojmë lojtarët tanë në role të ndryshme, kështu që do të punohet në aspektin e teknikës individuale, por mbi të gjitha taktika individuale në përpjekje për të përmirësuar lojtarin e më pas për të krijuar një lidhje të fortë në fushë mes lojtarëve vendas, duke qenë se futbolli është një lojë skuadre dhe lidhja mes lojtarëve vlen shumë”, – thotë Pea.

Projekti që po angazhon të gjithë lojtarët të cilët jetojnë në Shqipëri e që janë pjesë e ekipeve tona kombëtare të këtyre moshave, ndërkohë që në këto ditë të para kanë marrë pjesë 21 lojtarët të Kombëtares U-15. Në fillim është punuar në sallën e forcës e më pas grupi k dalë në fushë për stërvitjen taktike.

“Hap pas hapi” është konceptuar për të gjithë futbollistët të cilët aktivizohen në klubet shqiptare dhe që janë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave nga U-15 e deri te U-19.

Ky projekt pritet të përmirësojë nivelin e ekipeve Kombëtare të moshave, sepse do të përmirësojë ndjeshëm çdo individ dhe nëse përmirësohet çdo individ patjetër që do të përmirësohet edhe skuadra. Edhe fakti që lojtarët do të kalojnë më shumë kohë së bashku patjetër që do të forcojë lidhjen mes lojtarëve dhe nëse i shtojmë edhe ato lojtarë që vijnë nga jashtë do të forcohet më shumë grupi.

Etiketa: kombëtaretrajnere

Lajme të lidhura

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit
Sport

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26
Silvinjo publikon formacionin, mungojnë shumë titullarë
Sport

“Asgjë nuk është e pamundur”, Sylvinho: Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët

09:36 - 21/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq
Sport

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
Para
Sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Meta: Vendim i vonuar

Meta: Nuk kemi pretendime për Kukësin, ja kë do të mbështesim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com