GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hapet gara për aeroportin e Sarandës, koncensionari do t’i përcaktojë vet tarifat e shërbimeve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet gara për aeroportin e Sarandës, koncensionari do t’i përcaktojë vet tarifat e shërbimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një koncension tjetër është bërë gati nga qeveria, ku ka hapur garën për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës dhe mes dokumenteve që shoqërojnë shpalljen e kësaj gare ndodhet edhe draft kontrata e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë draft, thuhet se koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues një kompensim monetar për kalimin e të drejtave të Projektit në formën e një tarife koncesionare vjetore të barabartë me 2% të të Ardhurave Bruto vjetore, duke filluar nga data e operimit.

Draft-kontrata lë në dorë të koncesionarit që të përcaktojë tarifat për shërbimet aeroportuale dhe shërbimet tregtare që do të ofrohen në këtë aeroport.

“Koncesionari do të njoftojë paraprakisht Autoritetin Kontraktues përpara vendosjes së Tarifave për Shërbimet Aeroportuale. Përgjatë Periudhës së Garancisë, Koncesionari do të njoftojë paraprakisht Autoritetin Kontraktues përpara vendosjes së Tarifave për Shërbimet Tregtare”, thuhet në draft.

Vlera e projektit nuk duhet përllogaritur më pak se 34.4 milionë euro, ndërsa koncesioni jepet për një afat prej 35 vitesh.

Kontrata parashikon që koncesionari të gëzojë të drejtën për poesidimin, përdorimin dhe të drejtën ekzkluzive për të zënë, shfrytëzuar dhe gëzuar vendndodhjen, përfshirë këtu edhe pronat e paluajtshme që ndodhen në të. Draft-kontrata i jep imunitet nga përplasja me palë të treta, si edhe nga vetë shteti në raste konfliktesh pronësie për këtë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje, kontrata parashikon drejtimin në gjykatat e arbitrazhit. Aeroporti i Sarandës parashikohet që të ndërtohet në zonën e Finiqit, me qëllim shërbimin kryesisht si një aeroport turistik.

Etiketa: Aeroporti i Sarandeskoncensionariqeveriasherbimettarifat

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Milani kap vendin e parë në kampionat, mund minimalisht Torinon

Milani kap vendin e parë në kampionat, mund minimalisht Torinon

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com