GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Hapet Këndi Arkivor në bibliotekën e Vlorës dhe bashkinë e Selenicës

11:58 - 27/07/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet Këndi Arkivor në bibliotekën e Vlorës dhe bashkinë e Selenicës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademikët, studentët dhe publiku i gjerë në qytetin bregdetar mund të marrin shërbimin përmes Këndit Arkivor në bibliotekën e Vlorës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave promovoi Këndin Arkivor në Bibliotekën e Vlorës, i cili i vjen falë bashkëpunimit me bashkinë e Vlorës dhe bibliotekën publike ‘‘Shefqet Musaraj’’, ka për qëllim për të qenë sa më pranë studentëve, akademikëve po dhe publikut të gjerë për të bërë kërkime në këtë hapësirë studimore.

Në këtë hapje morën pjesë drejtoresha e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në DPA, Elsa Saka, drejtoresha e Bibliotekës Publike Vlorë ‘‘Shefqet Musaraj’’, Elma Rama, drejtoresha e Kabinetit të bashkisë Vlorë, Paola Monçe si dhe përfaqësues të tjerë nga bashkia Vlorë.

‘‘Është një nismë që Drejtoria e Përgjithshme ka sjellë së fundmi, duke e sjellë këtë Kënd Arkivor në çdo bibliotekë të çdo qyteti. Do të shtrihemi jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve. Sot jemi në Vlorë duke prezantuar këtë kënd, i cili është vetëm për efekte studimore. Kjo do të ofrojë për të gjithë studiuesit dokumente të aksesueshme njësoj si të ishin në sallën tonë të studimit në Tiranë’’,- tha Saka gjatë fjalës së saj.

Drejtoresha e Bibliotekës Publike Vlorë, Elma Rama shprehu falënderim për Arkivin Qendror Shtetëror për këtë mundësi që po i jep qytetarëve të Vlorës.

“Qytetarët do ta kenë sa më të lehtë aksesimin brenda mijëra dokumenteve që duan të shohin për efekte historike apo dhe efekte studimore, të arkivit të shtetit, qoftë për arsye personale të familjes apo studime të tjera akademike të studiuesve apo studentëve të Vlorës’’, u shpreh Rama.

Sot gjithashtu u prezantua edhe Këndi Arkivor në Selenicë. Me mbështetjen e bashkisë së Selenicës ky kënd u hap pranë ambienteve të Bashkisë. Të pranishëm ishin drejtoresha e Evidencës Qëndore dhe Komunikimit, Elsa Saka dhe kryetari i bashkisë së Selenicës,  Pëllumb Binaj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me këtë iniciativë ka për qëllim shtrirjen e Këndeve Arkivore në sa më shumë qytete brenda dhe jashtë vendit, që kërkimi dhe hulumtimi mbi dokumente të jetë për të gjithë njësoj dhe sa më i lehtë.

Gjatë ditës në Lungomare të Vlorës u prezantua edhe ekspozita me titull “Vlora në dokumentet e AQSh”.

Ekspozita ngjalli kureshtjen e qytetarëve dhe turistëve, të cilët kishin ardhur për të pushuar. Ata ndalonin për të parë dokumentet dhe fotografitë historike të qytetit të Vlorës të periudhës deri në fund të Luftës së II Botërore.

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
I shumë kërkuari i arratiset 8 policëve në Tiranë, efektivët i rrethojnë makinën: Hape derën

I shumë kërkuari i arratiset 8 policëve në Tiranë, efektivët i rrethojnë makinën: Hape derën

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com