GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hapet konkursi për drejtimin e Shkollës së Magjistraturës, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët

17:18 - 08/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet konkursi për drejtimin e Shkollës së Magjistraturës, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka çelur konkursin për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës. Në njoftimin e nxjerrë nga Këshilli Drejtues i Magjistraturës sqarohet se Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme, ndërsa kanë afat deri më 26 korrik që të shprehin interesin.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
  2. b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet;
  3. c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;

ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;

  1. d) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 26 korrik 2024, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim pranë Shkollës së Magjistraturës.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

  1. a)      jetëshkrimin e përditësuar;
  2. b)      një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
  3. c)      çdo dokument që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 249 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe në dy gazeta me tirazh të lartë në vend.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën, rruga “Ana Komnena”, Poli i Drejtësisë, Tiranë, brenda datës  26 Korrik 2024.

 

Etiketa: Shkolla magjistraturës

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Aktualitet

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Para
Mandati i Xhaçkës, Zëri i Amerikës: Socialistët vendosën të mos i binden Gjykatës

Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese: Të merret opinion nga Komisioni i Venecias

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com