GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, projekti i Alibeajt: Të aksesohen nga të gjithë

19:56 - 03/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, projekti i Alibeajt: Të aksesohen nga të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politika sa herë ndryshon krah, ndryshon bashkë me të edhe qëndrimin mbi dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, por sot socialistët dhe një grupim demokratësh që mbron linjën pro amerikane kërkojnë që kutia e Pandorës të hapet. Socialistët synojnë përmes nismave të tyre ligjore një formë lustracioni për politikën shqiptare tre dekada pas  rënies së regjimit komunist , por  një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa hapjen e arkivave të ish Sigurimit të Shtetit dhe këtu një rol thelbësor luan nisma e demokratëve që ndjekin Enkelejd Alibeaj,  të cilët kërkojnë që dosjet sekrete të mos jenë më të tilla.

“Konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në nismën ligjore të Grupit të Alibeajt.

Nisma e demokratëve që nuk mbështesin linjën e Sali Berishës  synon që aksesi mbi dokumentacionet për torturat, vrasjet, spiunimin, persekutimin dhe terrorin psikik të kenë jo vetëm ata të cilët u prekën drejtpërdrejt nga dhuna shtetërore e  regjimit por çdo njeri që kërkon të  mësojë pas tre dekadash demokraci se kush ishin persekutorët dhe kush viktimat.

“Ky projektligj është në harmoni të plotë me ligjin   “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe synon një zgjerim thelbësor të tij, në mënyrë që e drejta për t’u informuar të mos kufizohet vetëm tek të prekurit, por edhe çdo qytetar tjetër i interesuar.”

Paragrafi i mësipërm duket kërkon të mbrojë ligjin nga animimet e pritshme kushtetuese dhe ligjore, nga palët që do preken nga ekspozimi i të shkuarës së tyre.

Nga zbatimi i kësaj dispozite, hartuesit e projektligjit kanë përjashtuar dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Ndërsa aksesi mbi dosjet të cilët deklasifikohen do mund të bëhet përmes një  tarife në përpjesëtim të drejtë me shërbimin dhe materialet e kërkuara.

Demokratët  gjithashtu kanë nxjerrë nga sirtarët edhe nismën për dekomunistizim të shoqërisë  e cila prek jo vetëm veprat letrare të realizimit socialist por edhe  kinematografinë e kohës.

Propozimi parashikon vendosjen e një shënimi tek çdo film apo libër për të shpjeguar se prodhimi ka përmbajtje të ideologjisë komuniste.

“Veprat krijuese intelektuale, krijimet e tjera intelektuale ose përmbledhjet e veprave, që përmbajnë propagandë të regjimit totalitar komunist, të hiqen nga qarkullimi. Në rastet kur ato, përveç propagandës së regjimit totalitar komunist, përmbajnë edhe elementë artistikë apo shkencorë, transmetimi i tyre në shtyp apo televiziv, radiofonik ose kompjuterik lejohet vetëm nëse ato shoqërohen me informacion të dukshëm dhe të qartë, të referuar nga Autoriteti Qendror për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri.”

Grupimi  që udhëhiqet nga Alibeaj kërkon ndalimin me ligj të propagandës dhe simboleve komuniste si dhe ndalimin e kandidimit për deputet dhe  funksione të larta shtetërore të personave që e promovojnë atë./Top Channel/

 

Etiketa: aksesdosjetEnkelejd AlibeajhapjaKryesore1projektiShtetisigurimi

Lajme të lidhura

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës
Aktualitet

Pjesëmarrja në “Bordin e Paqes”/ Balla mesazh socialistëve: Votimi në Kuvend do kryhet me procedurë të përshpejtuar

17:15 - 20/01/26
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian
Aktualitet

Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme!

16:37 - 20/01/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë

16:30 - 20/01/26
Para
Milan triumfon në derbi ndaj Interit dhe rimerr kreun në Seria A

Milan triumfon në derbi ndaj Interit dhe rimerr kreun në Seria A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet në Sarandë një laborator kanabisi, arrestohet administratori i pallatit
Aktualitet

Zbulohet në Sarandë një laborator kanabisi, arrestohet administratori i pallatit

17:30 - 20/01/26

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit te kanabisit në ambiente të mbyllura, të...

Lexo më shumë
Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

Pjesëmarrja në “Bordin e Paqes”/ Balla mesazh socialistëve: Votimi në Kuvend do kryhet me procedurë të përshpejtuar

17:15 - 20/01/26
23 vite burg për ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në 1997

23 vite burg për ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në 1997

16:59 - 20/01/26
Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

16:45 - 20/01/26
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme!

16:37 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com