GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hapja e negociatave, Berisha: PD do shpëtojë vendin nga regjimi i Edi Ramës

14:44 - 19/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha mbron sërish Paplekajn: Kishte shkuar për Bardhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE për të nisur rrugën drejt anëtarësimit në unionin evropian.

Berisha shprehet se Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga ai që ish kryeministri e quan regjimi i Edi Ramës. Ai shton se rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton.

Reagimi i Sali Berishës:

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!

Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër.

Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.

PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.

Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!

 

Etiketa: berishaNegociata

Lajme të lidhura

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Para
“Nafta po shkon 300 lekë”, Tabaku: Rama ka rritur taksat, qeveri e oligarkëve

Tabaku pas hapjes së negociatave: Opozita duhet të përfshihet në proces

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com