GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Hapja e negociatave i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumëpritur

14:04 - 19/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratëve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur.

Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dilemë artificiale për identitetin europian të shqiptarve. Europa nuk është në ditët e saj më të mira, shumë dilema e kriza e përfshijnë e pershkojnë!

Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së “perjetshme”.

Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore.

Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me “shansin e humbur” por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhëtuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë.

Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e përbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgënjyer, duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritëm në këtë ditë!

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetërsuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtëzuese e vullnetmirë ndaj nesh,këtu qeverisin shqiptarët.

Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura, kjo realizohet kur shoqëria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj.

Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese. Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendësi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë të vërteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqërisë, vërtetë e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE !

Por sot është një diteë feste dhe jo kasandrash!

Gëzuar Shqipëri që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Erdogan dhe Putin në Iran, fokus i bisedimeve transporti i grurit ukrainas në Detin e Zi

Erdogan dhe Putin në Iran, fokus i bisedimeve transporti i grurit ukrainas në Detin e Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com