GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haradinaj: S’kam dashuri të madhe me PDK e LDK, por duhet të punojmë ta heqim Kurtin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj: S’kam dashuri të madhe me PDK e LDK, por duhet të punojmë ta heqim Kurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërkohë që opozita duhet ta largojë Albin Kurtin nga qeverisja aktuale pasi me antiamerikanizmin e tij, ai po e rrezikon vendin”. Kështu ka thënë kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj në kuvendin e pestë zgjedhor të Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë.

Haradinaj ka thënë se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Bota është duke ecur në ritme shumë të shpejta dhe çështjen e sigurisë po shkon me dinamikë të vështirë. Ushtria jonë ka se çka i ofron NATO-s, i ofron kapacitetin e vet elitar. Ne mundëm të hyjmë në NATO pa na njohur Serbia. Ne me hy në NATO është edhe parimi që të mos e pengojë Serbia anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në 100- ditshin e parë ajo që ekziston sot si jo zyrtare por miqësore, diskutimi për çështje tona vetëm ka mbërri në nivel dhe ajo do të zyrtarizohet në Qeverinë e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe një goditje e interesave të armiqve tonë. Me hyrjen në NATO vjen edhe ekonomia”, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër, Haradinaj ka shtuar se nuk është edhe aq i shoqërueshëm me partitë tjera opozitare, por duhet të bashkohen si opozitë e të ndryshojnë qeverisjen aktuale pasi kryeministri Albin Kurti vazhdon me politika antiamerikane.

“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri (Kurtin). Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet  si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim”, ka thënë ai./kosovapress.com

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Merr flakë në ecje makina në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin
Aktualitet

Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

10:02 - 22/10/26

Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen dhe nisjen...

Lexo më shumë
Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

09:37 - 22/10/26
“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26
Sot protestë dhe seancë plenare, policia rrethon me barriera rrugët përreth Parlamentit

Sot protestë dhe seancë plenare, policia rrethon me barriera rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com