GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Harris merr pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të ASEAN

16:07 - 07/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Harris merr pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të ASEAN
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një karrige me flamurin e Mianmarit mbeti e zbrazët ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris iu drejtua udhëheqësve të Azisë Juglindore në takimin SHBA-ASEAN të organizuar nga Indonezia. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara nga Xhakarta, Indonezia është drejtuesja e radhës e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore.

Ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris u takua me drejtuesit e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, një karrige e zbrazët me flamurin e Mianmarit sherbeu si simbol kujtese se ai vend duhet të kthehet në rrugën e demokracisë, një mesazh i theksuar nga zonja Harris.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë trysninë ndaj regjimit për t’i dhënë fund dhunës së tmerrshme, për të liruar të gjithë të ndaluarit padrejtësisht dhe për ta rivendosur Mianmarin në rrugën drejt demokracisë gjithëpërfshirëse”.

Në fillim të javës, udhëheqësit e ASEAN-it njoftuan se Mianmari do të përjashtohej nga marrja e kryesisë së radhës në vitin 2026, duke emëruar Filipinet. Junta ushtarake, e cila mori drejtimin e vendit pas grushtit të shtetit në vitin 2021, fajësohet për gjakdherdhjen e vazhdueshme.

Gjatë një takimi mes nënpresidentes Harris dhe presidentit indonezian Joko Widodo, udhëheqësit njoftuan planet për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel “Partneriteti Gjithëpërfshirës Strategjik”.

“Si partner gjithëpërfshirës strategjik, pritet mbështetja e SHBA-së për suksesin e takimit të ASEAN-it, përfshirë sigurimin e rëndësisë së takimit të vendeve të Azisë Lindore”, tha Presidenti i Indonezisë Joko Widodo.

Vizita e zonjës Harris vjen mes thellimit të rivaliteteve të mprehta gjeopolitike dhe rritjes së tensioneve në rajon. Kryeministri kinez Li Qiang u takua me krerët e ASEAN-it në Xhakarta.

“Për të mbajtur nën kontroll dallimet, është thelbësore që të mos ketë anësi, të kundërshtohet konfrontimi në bllok, dhe t’i kundërvihemi një Lufte të Ftohtë të re. Dallimet dhe mosmarrëveshjet midis vendeve duhet të trajtohen siç duhet”, tha zoti Li Qiang.

Udhëheqësit e mbyllën ditën me një darkë në një park të qytetit, pavarësisht nga një rritje e smogut kohët e fundit në Xhakarta./VOA

Etiketa: ASEANKamala HarrisSHBA

Lajme të lidhura

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit
Aktualitet

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Para
Hidhet shorti për Superligën Kosovare të Basketbollit

Hidhet shorti për Superligën Kosovare të Basketbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth...

Lexo më shumë
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com