GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Harroi kuletën në taksi, shqiptari bën gjestin e veçantë për portierin gjerman, por zhgënjehet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Harroi kuletën në taksi, shqiptari bën gjestin e veçantë për portierin gjerman, por zhgënjehet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shofer taksie shqiptar në Mynyh ka zbuluar historinë e veçantë me portierin e Bajern Mynih dhe Gjermanisë, Manuel Nojer, të cilin e kishte dhe klient. Portieri ka harruar portofolin me dokumente identifikimi, kartën e bankës si dhe rreth 800 euro në taksinë shqiptarit. Ai u sigurua që Nojer të vihej përsëri në pronësi të sendeve të humbura, por shpërblimi që mori për këtë ishte qesharak sipas tij, pasi ishte vetëm një fanellë e portierit gjerman.

“Jam i zhgënjyer. Zakonisht të gjithë, edhe më të varfrit, të lënë bakshish dhe janë të lumtur dhe shumë mirënjohës duke të të falënderuar kur ata harrojnë dokumentet dhe ti ia dërgon përsëri”, tha ai për “BUNTE.de”. “Të gjithë janë të lumtur. Dhe Manuel Nojer nuk është se nuk ka asgjë. Do të ishte diçka e mirë nëse ai do të mbulonte të paktën shpenzimet për rreth 400 euro të udhëtimit”, shpjegoi ai duke treguar se e kishte kërkuar fillimisht në shtëpi në Mynih, pastaj në shtëpinë e tij jashtë qytetit e më pas ia kishte dorëzuar portofolin menaxherit të tij. Edhe fanella, i kishte mbërritur me postë, pasi ia kishte kërkuar.

Zhgënjimi i madh vinte nga fakti se nuk kishte marrë as një falënderim për këtë veprim të tijin.

“Edhe të Bajerni më injoruan plotësisht. Ai mori dokumente, dhe pastaj vjen një kuti pa një faleminderit, asgjë tjetër veç një fanellë. Sigurisht që do të dëshiroja që të më kontaktonte. Ai duhej të më thotë shumë faleminderit, të mbulojë këto shpenzime dhe jeta vazhdon si normalisht. Nëse hipën në taksinë time, unë do ta dërgoj kudo si gjithmonë”, vijon taksisti shqiptar.

“Unë e di që ai është ende në Uashington me klubin. Nuk jemi në luftë më njëri-tjetrin, nuk kam asgjë kundër tij, përkundrazi, e ndihmova. Tani jam kureshtar të shoh se çfarë do të vijë prej tij”, theksoi Stublla i cili pranon se një takim me të dhe katër fëmijët e tij do të ishte shumë i këndshëm. “Do të ishte shumë e mirë”, pranoi ai. “Kam dy princër dhe dy princesha, të gjithë luajnë futboll në klub dhe janë tifozë të Bajernit. Jam një prind i vetëm, për fat të keq gruaja ime na la tre vite më parë, ajo u nda nga jeta si pasojë e kancerit. Si një baba me katër fëmijë, nuk mund të bëj asgjë me një fanellë”, ishin fjalët e 48-vjeçarit.

“Unë kam qenë një tifoz i Bajern Mynih, por nga tani e tutje do ta kem të vështirë ta shoh kështu. Por do të veproja përsëri në të njëjtën mënyrë. Nuk ka rëndësi se kush është, unë kam një përgjegjësi, bëj detyrën time, kam qenë një person i ndershëm në gjithë jetën time dhe në një moment, herët a vonë, Zoti do të kthejë diçka”, deklaroi Hazir Stublla.

 

 

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Horror/ Nëna lë vetëm fëmijën për 6 ditë, kur kthehet e gjen pa jetë

Horror/ Nëna lë vetëm fëmijën për 6 ditë, kur kthehet e gjen pa jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërmjet potencialit...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com