GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Harry Kane i befason të gjithë, vendos rekordin e rrallë duke lënë pas edhe Messin me Ronaldon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Harry Kane i befason të gjithë, vendos rekordin e rrallë duke lënë pas edhe Messin me Ronaldon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë të ndalur thyerjet e rekordeve nga më të çuditshmet në këtë mesjavë të Ligës së Kampioneve ku skuadrat më të mëdha me yjet e tyre, kanë zbritur në fushë për të treguar potencialin që kanë.

Kështu Harry Kane ka vendosur një rekord mahnitës që as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk e kanë arritur ndonjëherë. Kane po shijon një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bayern Munich këtë edicion. Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Club Brugge, ai kishte shënuar 19 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Yllit anglez iu deshën vetëm 14 minuta për të realizuar golin e tij të 20-të të sezonit. Ai shtyu topin në rrjetë nga shumë pranë portës për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Goli i tij i 20-të në vetëm 12 ndeshje është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në raportin numër ndeshjesh dhe numër golash. Kjo do të thotë se ai e ka arritur kuotën e 20 golave më shpejt se sa Ronaldo dhe Messi ndonjëherë në karrierat e tyre, sipas Opta.

Rekordin më të shpejtë për shënimin e 20 golave Lionel Messi e ka për 17 ndeshje, gjë që e ka bërë në tre raste të ndryshme. Sa i përket Ronaldos, atij i janë dashur 13 ndeshje në sezonin 2014/2015 për të arritur në kuotën e 20 golave. Kane, i cili ka shënuar në tetë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë, ka arritur 20 gola në vetëm 12 ndeshje, duke theksuar statusin e tij si një ndër sulmuesit më të frikshëm në Europë.

Ai është lojtari i parë në dhjetë ligat kryesore të Evropës që e arrin këtë shifër. Për krahasim, “makineria e golave” e Manchester City, Erling Haaland, i cili gjithashtu po kalon një formë të shkëlqyer, ka shënuar 15 gola këtë sezon deri më tani.

Etiketa: kaneMessiREKORD

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura...

Lexo më shumë
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com