GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Harta/ Betejë për jetë a vdekje në Kiev dhe Kharkiv, çfarë ka marrë Rusia deri tani

15:03 - 02/03/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta/ Betejë për jetë a vdekje në Kiev dhe Kharkiv, çfarë ka marrë Rusia deri tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një javë pas pushtimit të Ukrainës, trupat e rusë kanë rrethuar 75% të vendit, por deri më tani nuk kanë arritur të marrin në kontroll kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe qytete të tjera të mëdha.

Rusia nisi sulmin në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar nga tre drejtime kryesore: veriu, jugu dhe lindja. Që atëherë, trupat kanë rrethuar Ukrainën dhe objektivat në të gjithë vendin janë goditur nga sulme ajrore dhe sulme artilerie.

Lufta për Kievin

Trupat ruse kanë përparuar në Kiev nga veriu. Sipas imazheve satelitore, kolona e automjeteve ushtarake 40 milje e gjatë është penguar nga automjetet e shkatërruara. Por kryeqyteti është përballur me sulme të shumta nga ajri. Të martën, trupat ruse goditën kullën televizive në Kiev, duke shkaktuar 5 viktima.

Aeroporti Hostomel ka qenë skena e luftimeve të ashpra, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISË). Forcat ruse mbërritën pranë Obolon në periferi të Kievit të premten, ndërkohë që ka pasur raportime për luftime në veriperëndim të Kievit gjatë fundjavës. Por deri më tani, nuk është raportuar për tanke dhe mjete të blinduara ruse në rrugët e kryeqytetit.

Sulme nga veriu

Trupat ruse që ishin drejtuar për në Kiev kaluan kufirin e Ukrainës në kryqëzimin midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë, në Senkivka. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të martën se pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë ende 30 km larg Kievit. Kolonat e  blinduara, përfshirë tanke dhe sisteme të shumta raketash  janë përballur me rezistencën e forcave ukrainase, në Chernihiv. Qyteti është goditur nga sulme të shumta ruse, por është ende në kontrollin e  Ukrainës.

Ndërkohë, trupat rus kanë përparuar në anën perëndimore të lumit Dnieper nëpërmjet Çernobilit, duke marrë nën kontroll një zonë të madhe në veri dhe perëndim të Kievit.

Sulme nga lindja

Ushtria ukrainase bënë me dije se parashutistët rusë tani kanë zbarkuar në Kharkiv, pas bombardimeve ajrore gjatë ditëve të fundit. Të mërkurën, kryetari i bashkisë së qytetit tha se të paktën 21 persona kishin humbur jetën dhe ishin plagosur 100 të tjerë në sulmet ajrore.

Forcat ruse arritën të futeshin në Kharkiv të dielën, por hasën rezistencë nga forcat ushtarake të Ukrainës. Sipas raporteve të ndryshme, kanë vazhduar sulmet rreth Donetskut, i cili është sulmuar nga trupat që kalojnë nga Belgorod për në Rusinë perëndimore. Besohet se janë rreth 15,000 separatistë të mbështetur nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk, të cilët mund të ndihmojnë në përparimin e trupave rusë.  Ukraina beson se shifra është më e lartë se sa është raportuar.

Luftime të ashpra janë raportuar gjithashtu rreth Sumy.

Sulme nga jugu

Forcat ruse nga Krimea, kanë përparuar në perëndim drejt Khersonit dhe në lindje drejt Mariupolit. Ministria e mbrojtjes tha se trupat ruse kishin hyrë në Kherson të martën mbrëma, duke marrë në kontroll qytetin. Në Mariupol, porti kryesor i Ukrainës, ka pasur sulme të shumta ndërsa trupat rusë po përpiqeshin të rrethonin qytetin.

Përparimi i trupave nga Mariupol në lindje do të krijonte një urë midis Krimesë dhe territorit të udhëhequr nga separatistët pro-rusë në Donetsk dhe Luhansk. Disa ditë para pushtimit, Rusia vendosi anije të afta për të mbajtur tanke, automjete të blinduara dhe trupa ushtarakë, në Detin e Zi dhe Azov.

Mijëra ukrainas po largohen nga vendi.

Që nga fillimi i pushtimit, më shumë se gjysmë milioni civilë janë larguar, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Bashkimi Europian vlerëson se deri në katër milionë njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi për shkak të agresionit rus. Refugjatët po strehohen në vende, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia.

Etiketa: BERusiukraian

Lajme të lidhura

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve
Aktualitet

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve

10:34 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Para
Shifra të frikshme, Ukraina tregon sa persona humbën jetën në një javë luftë

Shifra të frikshme, Ukraina tregon sa persona humbën jetën në një javë luftë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=BYufQ_sW91U Kjo është rruga që të çon në fshatin Zall Bastar. Është një vijë gjarpërushe ku me vështirësi shkëmbehen 2...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026

07:50 - 20/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026

07:48 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com