GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët nisin të martën bojkotin e seancave

10:56 - 13/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Harta e re gjyqësore, avokatët nisin të martën bojkotin e seancave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka lajmëruar se për shkak të hartës së re gjyqësore të prezantuar është marrë vendim të bojkotohen nga dita e martë dhe deri të premten e kësaj jave seancat gjyqësore.

Kjo sepse sipas tij nuk janë marrë parasysh kërkesat e avokatëve për hartën e re gjyqësore. Ditën e djeshme Dhoma e Avokatisë doli në një deklaratë zyrtare duke thënë se janë kundër hartës së re pasi cënon të drejtat dhe liritë e individit.

“Komiteti drejtues i Dhomës së Avokatisë vlerësoi këtë situatë, të gjithë procesin ku ai ka marrë pjesë në 6 tavolina të rrumbullakëta, e konstatoi se duke analizuar vendim nuk ishte bërë asnjë ndryshim. Duke ndierë veten të fyer se tani ishte realitet që këto tavolina kanë qenë një farsë propagandistike, formalitet, për të treguar që është marrë dhe mendimi i aktorëve të drejtësisë, vendosëm të bojkotojmë njëzëri të gjitha proceset në gjithë nivelet e gjykimit përfshirë dhe gjykatën e Lartë, proces që nis nesër dhe mbaron të premten. Me këtë bojkot synojmë të sensibilizojmë gjithë shtetasit se duhet ta kenë të qartë që të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që do kenë nevojë për zgjidhjen e çështjeve të ndërgjegjësohen duke dhënë mesazhi që vetëm interesat e tyre nuk po përfaqësohen nga kjo hartë gjyqësore. Unë shpresoj se kjo grevë të jetë këmbanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona që do ua bëjmë me dije edhe juve. Këto nuk janë interesat e avokatëve por të personave fizikë dhe juridikë sepse pas çdo avokati është një person. Nuk mund të paravendosim plan por e kemi lënë të hapur që komiteti drejtues do mblidhet këshilli i përgjithshëm për të përcaktuar qëndrimin që do ndjekim. Të gjithë janë pajtuar. Nëse do ketë njeri që nuk respektojmë vendimin do procedohet deri në heqjen e licencës”, tha Haxhia.

Etiketa: HaxhiaKryesore1

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…
Aktualitet

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Para
Zhduket 22-vjeçarja me fëmijët e mitur në Tiranë

Zhduket 22-vjeçarja me fëmijët e mitur në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%
Breaking Views

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26

Pas vendimit për indeksimin e pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policinë e burgjeve dhe mjekët qeveria ka...

Lexo më shumë
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

21:33 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com