GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Harta gjyqësore, mbyllen 5 gjykata të Apelit në rrethe

12:46 - 30/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i avokatëve për të katërtën ditë rresht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjykatat e Apelit ka nisur puna për transferimin e dosjeve dhe stafeve drejt Tiranës. Bazuar në hartën e re gjyqësore, prej datës 1 shkurt do të mbyllet Apeli i Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës dhe Gjirokastrës.

Kreu i dhomës së avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj tha se qytetarëve do t’u duhen shumë vite për të marrë drejtësi, pasi ka ende pa shqyrtuar dosje të 2017-ës.

Në total nga gjykata e Apelit të Vlorës transferohen në Tiranë 4234 dosje nga të cilat 2981 çështje civile dhe 1253 çështje penale. Ndërsa në godinën aktuale të Gjykatës do qëndrojnë hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.

Ndërsa në godinën e Apelit Shkodër, e ndërtuar vitet e fundit do jetë vetëm një sportel me 3 punonjës. Administrata do vendoset në shërbim te Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ndërsa një pjesë e vogël e stafit mund të mbetet pa punë. Transferimi i dosjeve dhe gjyqtareve ka nisur dhe nga Gjykatat e Apelit në Durrës, Korçë e Gjirokastër.

Në rrethe mbetet vetëm një staf i reduktuar i administratës për apelimin e çështjeve të shkallës së parë, ndërsa të gjitha seancat do të zhvillohen në Tiranë. Nga gjykata e Apelit të Gjirokastrës do të transferohen 600 dosje, ndërsa nga ai i Korçës 937 dosje.

Qeveria shqiptare ka miratuar hartën e re gjyqësore e cila shkrin 18 gjykata në rang vendi dhe pritet të nis implementimin duke filluar nga 1 shkurti. Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar. Ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

 

Etiketa: ApeliGjykataHarta

Lajme të lidhura

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
Johnson akuzoi Putin se e kërcënoi, Kremlini: Gënjeshtër

Johnson akuzoi Putin se e kërcënoi, Kremlini: Gënjeshtër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të...

Lexo më shumë
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com