GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

HARTA/ Lija e majmunëve, ja vendet ku është përhapur deri tani

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
HARTA/ Lija e majmunëve, ja vendet ku është përhapur deri tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

The Economist

Që kur Britania raportoi rastin e parë të lisë së majmunëve më 7 maj, më shumë se 100 raste janë regjistruar në të gjithë botën. Sëmundja, e cila zakonisht ka qenë e kufizuar në Afrikë, tani është përhapur në të paktën 14 vende në Europë dhe pesë në vende të tjera të botës.

Simptomat janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane. Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit.

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë viktimë nga lija e majmunëve jashtë Afrikës. Përhapja e lisë së majmunëve në vendet europiane ka qënë më përpara e kufizuar në udhëtarët nga Afrika, ose kontaktet e tyre të ngushta.

Rasti i parë që u zbulua në Britani këtë muaj përfshinte një person që kishte udhëtuar së fundmi nga Nigeria. Por që atëherë sëmundja është përhapur më gjerësisht: Britania ka diagnostikuar 57 persona. Spanja ka raportuar 40 raste; Portugalia 23.

Lija e majmuëve është përhapur gjithashtu edhe në Amerikë dhe Australi. Ndërkohë Argjentina, Austria dhe Danimarka konfirmuan rastet e  para më 23 maj. Lija e majmunëve transmetohet më shpesh përmes kontaktit të drejtëpërdrejtë, lëngjeve trupore ose materialeve të kontaminuara, si rrobat.

Shumë nga infeksionet e fundit në Europë kanë qenë të lidhura me ngjarje të mëdha, duke përfshirë një paradë të krenarisë së homoseksualëve në Spanjë dhe një festival në Belgjikë. Hans Kluge nga OBSH ka paralajmëruar se “transmetimi mund të përshpejtohet” gjatë muajve të verës, i nxitur nga festivalet dhe festat.

Ai ka rekomanduar larjen e duarve dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit shëndetësore. Personat e infektuar dhe kontaktet e tyre janë këshilluar të izolohen për 21 ditë dhe autoritetet shëndetësore po përdorin gjurmimin e kontakteve për të minimizuar përhapjen.

Por virusi nuk transmetohet aq shpejt sa SARS-CoV-2. Ai nuk ndryshon aq shpejt sa gripi ose koronaviruset, që do të thotë se ka më pak gjasa që papritur të bëhet më i rrezikshëm. Dhe vendet perëndimore dinë si ta trajtojnë. Numri më i madh i të infektuarve jashtë Afrikës është regjistruar në vitin 2003, me 70 persona.

Por sëmundja u vu në kontroll shumë shpejt. Vaksinimi mund t’i ndihmojë njerëzit të shërohen edhe pasi janë infektuar, dhe vaksinat kundër lisë (nga të cilat shumë vende kanë rezerva të mëdha) vlerësohet të jenë 85% efektive kundër lisë së majmunëve.

Disa vende tashmë po vaksinojnë kontaktet e të infektuarve. Megjithëse, si në fazat e hershme të pandemisë Covid, rastet ndoshta do të vazhdojnë të rriten, por jo deri në bllokimin e vendeve.

Etiketa: lija e majmuneve

Lajme të lidhura

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës
Aktualitet

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Aktualitet

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë
Aktualitet

“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë

12:30 - 26/08/26
Para
E rëndë/ Zhduket 6-vjeçari, burri i maskuar e rrëmben nga shtëpia

E rëndë/ Zhduket 6-vjeçari, burri i maskuar e rrëmben nga shtëpia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com