GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Harxhon miliona Lekë për një shtatzëni, mjeku i kishte prerë tubat

21:37 - 17/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Harxhon miliona Lekë për një shtatzëni, mjeku i kishte prerë tubat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës Albina Terolli. Ajo tregoi se në vitin 2013 ka sjellë në jetë binjakë përmes një lindjeje cezariane me doktor Refki Pere. Pas 2 vitesh u divorcua nga bashkëshorti dhe njohu dikë tjetër, me të cilin tenton të bëjë fëmijë, por nuk ia del. Ajo shkoi tek mjeku Refki Pere për vizitë dhe ai i tha se i ka prerë tubat e nuk mbetet dot shtatzënë.

“Doktori Refki Pere më ka thënë që ti nuk bën dot lindje natyrale sepse të kemi prerë tubat dhe ke tubektomi. Kërkesë e imja nuk ka qenë”, u shpreh denoncuesja.

Albina i kërkon llogari mjekut, se pse ia ka prerë tubat pa dijeninë e saj, por ky i fundit justifikohet duke i thënë, se duhet t’ia ketë kërkuar ajo vetë ose familjarët, por dokument të firmosur nuk ka.

“Nuk e dija fare çfarë kishte bërë në trupin tim. Kur kam shkuar për kontroll më ka thënë me gojën e tij që të kemi bërë tubektomi, prerje të tubave. Jam shokuar shumë kur e zbulova. E kam zbuluar në vitin 2019”, u shpreh denoncuesja.

Albina tha se ka shpenzuar 35 milionë Lekë nëpër klinika për të provuar 3 herë pa sukses shtatzëninë in vitro.

“Kam vajtur në Bitola të Maqedonisë dhe kam bërë dy herë in vitro që ka kushtuar 20 milionë Lekë pa sukses. Kam shtuar në Tiranë dhe nuk funksionon. Me rrugë me të gjitha, me ilaçe, me analiza më ka shkuar gati 30 e ca milionë. Barku im është plot me gjilpërat që bëja nga hormonet”, u shpreh denoncuesja.

Denoncuesja shprehet se ka pasur edhe një komunikim nga afër më mjekun.

“I kam kërkuar kartelën e lindjes dhe nuk ma paraqit. Më thotë që për çështje neglizhence kemi harruar për ta shënuar. Ndërkohë që më ka dhënë një epikrizë përcjellëse në vitin 2019 që thotë që është tubektomi, prerje e tubave”, tha denoncuesja.

Më tej shtoi se pasi i ka kërkuar një vërtetim i ka dhënë një dokument vetëm me të dhënat e fëmijëve.

“Kam shkuar tek Arkiva e Maternitetit. Ajo më thotë që Albina këtu nuk ke as vërtetim, as kartelë, asgjë”, u shpreh denoncuesja.

Punonjësja e arkivës: Skeda lindjeje nuk kam unë!

Qytetarja: Po mirë!

Punonjësja e arkivës: Është e sigurtë!

Qytetarja: Unë iki atëherë! Ti e mban përgjegjësinë, meqenëse s’e gjen dot?

Në vitin 2022 zonja ka shkuar tek Infermieria e Maternitetit dhe i thanë që e ka me operacion cezarian, por nuk figuron që ka tuba të prerë.

Infermierja: Në regjistrin, që kam unë, nuk kam! Kam vetëm….

Qytetarja: S’ka, se s’është firma! Nuk ma ka marrë firmën fare mua ai, që të bëjë tubektomi.

Infermierja: Nuk e di! Ka vetëm seksin dhe çezarian. Kaq!

Në këto kushte, Albina Terolli, i drejtohet Prokurorisë Pogradec dhe Korëë, por të dyja prokuroritë dalin me vendimin për mosfillimin të hetimit, pasi nga rasti kanë kaluar 5 vjet.

“Nisur nga kjo situatë bëj kallëzim në prokurori për doktorin Refki Pere. Prokurori vendosi për mosfillim çështje sepse ka kaluar afati kohor 5-vjeëar. Këtë gjë nuk e dija që mund ta zbuloja dhe më përpara”, u shpreh denoncuesja.

“Dua që doktori Refki Pere të mbajë përgjegjësi për këtë që ka bërë”, tha Terolli./tvklan.al/

Etiketa: Kryesore1MjekuShtatzeni

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
FOTO/ Messi rikrijon imazhin e Maradonës

Lionel Scaloni zgjedh më të mirin mes Messit dhe Maradonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Lexo më shumë
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com