GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘He të q* nanën”/ Përgjimet mes trafikantëve para shpërndarjes së mallit: S’i ke mbledh akoma vezët?

11:31 - 28/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
‘He të q* nanën”/ Përgjimet mes trafikantëve para shpërndarjes së mallit: S’i ke mbledh akoma vezët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë, SPAK shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për persona që janë implikuar në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës sipas Prokurorisë së Posaçme. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Gazetarja Glidona Daci ka siguruar pikërisht disa nga këto përgjime.

Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite rezulton se Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!! A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

Etiketa: artur sulamallpergjimetshperndarjetrafikant

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
13 vjet përkrah Elvis Pupës, Belina zbulon sekretin e marrëdhënies së fortë në çift

13 vjet përkrah Elvis Pupës, Belina zbulon sekretin e marrëdhënies së fortë në çift

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com