GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

HEC-et po kufizojnë vaditjet në bujqësi/ KLSH: Duhet të rishikohen kushtet e lejes

12:12 - 18/04/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria merr hua 50.3 milionë euro për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimi i hidrocentraleve anekënd vendit në një pjesë të madhe të lumenjve dhe degëve të tyre kanë krijuar problematika jo të vogla për banorët e këtyre zonave. Herë pas here pjesë e publikimeve janë bërë raste nga më të ndryshmit ku denoncohet futja e ujit në tuba dhe lënia e asaj pak bujqësie mbijetese në mëshirë të fatit. Një rast të tillë duket se ka konstatuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili citon se banorët në zonën e Matit janë lënë pa ujë për vaditje ndërkohë ka gjetur në shkelje institucionet që duhet të kishin rishikuar kushtet e lejeve.

Bëhet fjalë për auditimin “Mbi zbatimin e kuadrit ligjor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, për HEC Traja 1, në përroin e zallit dhe HEC Madhesh në lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, Bashkia Mat”.

Në këtë auditim thuhet se Baseni Ujor Mat ka miratuar: (i) lejen e përdorimit të ujit me nr. serie 000029, të datës 22.09.2017, të miratuar me Vendimin e KBU nr. 31, datë 22.09.2017; dhe (ii) lejen për përdorimin e burimit, miratuar me Vendimin e KBU Mat, Nr. 132 datë 22.09.2017. Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike.

“Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike. Referuar dokumentacionit të administruar në MIE mbi VNMnë e vitit 2020, hartuar nga shoqëria projektuese “Dekliada – alb” SHPK. Nga verifikimi i projektit rezultoi se, llogaritjet energjetike të Hec-it janë llogaritur të plota me Prurjen, duke mos lejuar hapësirë nga burimi për vaditje. Konstatohet se, Institucionet përgjegjëse deklarojnë se nuk ka pasur kërkesa për vaditje, ndërkohë me shkresën drejtuar Njësisë Administrative Ulzë nr. 31/1 prot., datë 01.02.2017, paraqiten nevojat për vaditje dhe me shkresën nr. 481/1 prot., datë 09.07.2020, është njoftuar edhe prefektura e Qarkut Lezhë” thuhet në dokument.

Problematika e banorëve duket se ka shkuar në vesh të shurdhër edhe pse KLSH nënvizon se ligji ka hapësira që i janë lënë Këshillit të Basenit që të pezullojë përkohësisht ose ndryshojë lejen ose autorizimin, nëse rrethanat, në të cilat është bazuar dhënia e tyre, kanë ndryshuar, ose kur krijohen rrethana të reja, të cilat nëse do të kishin ekzistuar në kohën e dhënies së lejes do të kishin çuar në lëshimin e lejes me kushte të tjera.

“Thënë kështu, edhe nëse nuk ka patur kërkesa për vaditje përpara se të jepej leja e përdorimit të ujit, siç pretendohet nga Baseni Ujor Mat, kërkesat e kryera në vijimësi nga banorët e zonës janë të mjaftueshme për të rishikuar kushtet e lejes” thuhet në auditimin e KLSH.

Ky i fundit shpreh rezerva edhe për transparencën me të cilën janë zhvilluar projektet dhe dëgjimoret publike. Nga ana tjetër për mangësitë dhe parregullsitë e rezultuara në këtë auditim i ka kërkuar titullarit vlerësimin dhe fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë zyrtarët e cilësuar përgjegjës/Monitor/

Etiketa: abuzimebujqesiHECKLSHkryesore2raportujitje

Lajme të lidhura

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Para
Paralajmërimi i fortë: Tërmet mbi 6 rihter në zonën ku jetojnë shqiptarë

Tërmeti i fortë shkund Greqinë, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com