GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë zbardh se 229 prona mund të preken nga zbatimi i tij.

Referuar dokumentit të bërë publik dhe të mbështetur nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor sqarohet se statusi aktual i këtyre pronave mbetet i paqartë, pasi në një moment të dytë do të bëhet një kërkim më i hollësishëm.

Gjatë periudhës së përgatitjes së VNM ‐së, nuk ishte e mundur të merreshin të dhëna zyrtare për pronat dhe pronaret e prekur drejtpërdrejt nga Projekti. Këto të dhëna mund të sigurohen vetëm nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si institucioni i vetëm qeveritar, i cili ka të drejtë të regjistrojë, grumbulloje dhe shpërndajë te dhënat.

Megjithëse komunikimi zyrtar në këtë drejtim u bë në kohën e duhur, dhe Konsulenti e Hekurudha Shqiptare (HSH) bënë çdo përpjekje për të marrë te dhënat e nevojshme, lista e shpronësimeve e siguruar nëpërmjet “Raportit Kadastral” përfshin 229 prona qe mund te preken ne brezin hekurudhor, por pa informacion të mëtejshëm mbi statusin e këtyre pronave dhe pa emrat e pronareve përkatës” thuhet në dokument.

Sipas të njëjtit lista nuk përcakton nëse zona është në pronësi të HSH dhe nuk sqaron llojin e këtyre pronave, p.sh. shtëpi banimi, magazina, biznese, zona bujqësore, etj. “Rrjedhimisht, hollësitë e mëtejshme mbi këto prona do te sigurohen në një datë të mëvonshme, por gjithmonë para fillimit te ndërtimit te hekurudhës” nënvizon VNM-ja.

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Projekti i rehabilitimit të vijës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë korridoret e transportit Pan-Evropian.

“Përveç të qenët pjesë e Korridorit VIII, ky segment përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh)” nënvizon dokumenti.

Zona e projektit përfshin tre bashki si Durrësi, Kavaja dhe Rrogozhina dhe për secilën prej tyre tashmë është bërë një vlerësim ndikimi i veçantë.

Vija hekurudhore e projektit ndjek atë ekzistuese dhe pas rehabilitimit parashikohet që trenat të kenë shpejtësi 120 kilometra/orë./ MONITOR

Etiketa: hekurudhendertimi

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Nuk kanë fund telashet për Arjolën, aktorja në gjyq me partneren e ish-burrit

Nuk kanë fund telashet për Arjolën, aktorja në gjyq me partneren e ish-burrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com