GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE

17:01 - 11/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati në një postim në rrjetin social facebook, u shpreh se fondin prej 200 mln euro të përcaktuar për përballimin e krizës energjetike është për të mbuluar korrupsionin e qeverisë.
Bushati shprehet pesimist për ndikimin që do të ketë ky fond në përballimin e krizës, por thekson se është konfirmim për korrupsionin dhe abuzimin që ka ndodhur në OSHEE.
Ai nuk kursen akuzat ndaj këtij institucioni, duke theksuar se mban rekord për numrin më të lartë të tenderave dhe prokurimeve në shkelje të ligjit.
“Fondi që qeveria ka bërë gati për OSHEE-në prej 200 milionë euro, siç deklaroi shefi i rilindjes, nuk dihet se sa do të ndikojë për të përballuar krizën energjitike që po afron. Por ama, është një konfirmim që tregon për korrupsionin dhe abuzimin e madh që ka ndodhur me këtë ndërmarrje. OSHEE mban rekord për numrin e lartë të tenderave dhe prokurimeve me flamur të kuq, që do të thotë në shkelje të ligjit. Me një ofertues të vetëm, ose duke favorizuar miqtë dhe oligarkët. OSHEE ka qënë gjithë këto vite barku i madh ku janë futur gjithë rropullitë e rilindjes dhe ka qënë banka bujare e të mirave për klientët e për interesat elektorale. Ndaj mungesa e transparencës për këtë institucion është e frikshme. Në kushte të tjera, me administrim korrekt dhe me llogaridhënie, OSHEE do të duhej t’i kishte vetë paratë për të përballuar krizën. Duke u trajtuar si miniera e pasurimit për disa, jemi sot ende në kushtet e humbjes së madhe në rrjet, krejt në të kundërt nga sa propagandon qeveria dhe kryeministri. Drejtuesi i OSHEE do të japë një ditë llogari para ligjit për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit. Por, me Edi Ramën ai ka mbrojtje dhe imunitet politik, duke qënë se është caktuar si komisar i rilindjes për qarkun e Durrësit. Çdo qytetar që do të vuajë rritjen e çmimit të energjisë, dhe gjithë pasojat e tjera të rënda prej kësaj, duhet ta kenë në mendje se kjo ndodh ngaqë paratë e shqiptarëve janë ndarë si plaçkë nga bosi i OSHEE dhe kapoja i tij”, shkruan Helidon Bushati.
Që prej deklarimit të krizës energjetike, Partia Demokratike ka theksuar se shkak për këtë është bërë korrupsioni, ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se ky është faji i ndryshimeve mjedisore dhe thatësirës.
Kryeministri Edi Rama theksoi disa ditë më parë se energjia elektrike nuk do të ndërpritet dhe as do të rritet për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla.

Etiketa: Helidon BushatiPDPolitike

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Sëmundja e rëndë e la pa fëmijë, Zhaku rrëfehet për herë të parë

Sëmundja e rëndë e la pa fëmijë, Zhaku rrëfehet për herë të parë

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com