GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Helmimi masiv në Deçan, dalin rezultatet e ujit ja çfarë u konstatua

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Helmimi masiv në Deçan, dalin rezultatet e ujit ja çfarë u konstatua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dalë me një deklaratë ditën e shtunë rreth helmimit të më shumë se 1600 personave nga uji i pijshëm në komunën e Deçanit. IKSHPK ka kryer edhe disa analiza shtesë, me anë të të cilave ka vërejtur vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe E.coli.

IKSHPK ka kryer edhe disa analiza shtesë, ku në kanë rezultuar disa baktere jo patogjene që sipas IKSHPK-së japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Instituti gjithashtu ka bërë të ditur se në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe E.coli.

Njoftimi i plotë i IKSHPK

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.

Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.

2. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).

Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.

3. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.

2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.

4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.

6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.

7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.

8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.

9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.

10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.

11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.

12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.

13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.

14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

Etiketa: Decanhelmim nga ujirezultateuji

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Adriatik Llalla mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, nis sot gjyqi

Adriatik Llalla mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, nis sot gjyqi

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com