GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Helmimi në Krujë, dalin analizat paraprake: Konstatohet prezencë e amoniakut mbi normë

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmimi në Krujë, dalin analizat paraprake: Konstatohet prezencë e amoniakut mbi normë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për situatën në qytetin e Krujës, ka reaguar edhe Bashkia, e cila sqaron se si masë të parë pas marrjes së informacionit për helmimin e qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Krujë ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit.

Sipas njoftimit të Bashkisë, janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës dhe shkaku dyshohet të jenë reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e shtunë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se në bazë të analizave që janë bërë ditën e djeshme, është vënë re prezencë e lartë të amoniakut.

“Ujësjellës Kanalizime Krujë ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

 Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së diel, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë” – thuhet në njoftimin e Bashkisë Krujë.

Ndërkohë që pritet një përgjigje përfundimtare të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP.

“Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brenda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për certifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm” – thuhet në njoftim.

Ujësjellës Kanalizime Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te procesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të certifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Etiketa: amoniakanalizatbanorethelmimiKrujeshiu

Lajme të lidhura

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!
Breaking Views

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur
Aktualitet

Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

21:39 - 28/07/26
Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit
Aktualitet

Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit

21:27 - 28/07/26
Para
Miss Serbia bën shqiponjën me bukuroshet shqiptare, revoltohen serbët

Miss Serbia bën shqiponjën me bukuroshet shqiptare, revoltohen serbët

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com