GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Hemorragji” nga SHISH, në tre vite lanë punën 152 punonjës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hemorragji” nga SHISH, në tre vite lanë punën 152 punonjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri dy i inteligjencës shqiptare Oljan Kanushi duke folur për buxhetin e SHISH 2023, i tregoi komisionit parlamentar të Sigurisë kombëtare se gjatë tre viteve të fundit me dëshirën e tyre janë larguar nga puna 152 inspektorë. “Vitet e fundit është rritur numri punonjësve që kanë dalë në lirim dhe një nga arsyet kryesore është niveli pagave të punonjësve në SHISH që në gjykimin tonë duhet të rishihet. Gjatë këtij viti janë mesatarisht 66 punonjës në lirim që trajtohen me një pagesë kalimtare. 41 janë për vitin 2020 dhe 45 për vitin 2021,”- deklaroi zëvendës drejtori Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ky deklarim i numrit dy të inteligjencës shqiptare Oljan Kanushit për largime të punonjësve nga SHISH si pasojë e pagave të ulëta është njëra anë e medaljes. Në kushtet e anonimatit një zyrtar i SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu , se kjo arsye qëndron por ka edhe të tjera.

“Një inspektor i ri pa mbushur vitin, u largua, quhej E. M. Largimi për shkak të sjelljes së keqe nga shefat dhe paga e ulët. Vazhdojnë të bëjnë kërkesa për ta lënë SHISH, inspektorë të rinj që kanë mbaruar kursin bazë pa mbushur vitin. Në drejtorinë e Tiranës e ka lënë detyrën së fundmi edhe inspektori I. K. Mosha e këtyre të dyve, ishe rreth 35 vjeç . Inspektori T.T sapo mori Vizë Amerikane e braktisi detyrën. U largua pa bërë dorëzimet,”- tha burimi Top Channel.

Duke folur me doza shqetësimi, burimi Top Channel në SHISH, thotë se struktura piramidale e drejtimit është me kokë mbrapsht.

“Situata në SHISH është e nderë. Nga numri total i punonjësve 30% janë punonjës terreni inspektor, ato që mbledhin informacion. 70 % janë punonjës në Aparatin Qendror e administratë. Diçka absurde që nuk e kanë shërbimet e tjera në rajon dhe Europë. Jemi kthyer në institucion nepotik. Bëhet sikur punohet. Merr rrogën, shijo fundjavat apo pushimet dhe siguria ruan vetveten. Në SHISH duhet një reformë e thellë dhe mbështetje politike nga kryeministri Rama për ta kryer këtë reformë” deklaroi zyrtari SHISH.

I njëjti burim tregoi për Top Channel se në Drejtorinë e Sigurimit të Personelit, flenë në sirtarë denoncime për një drejtor dhe një oficer drejtimi në një qytet afër Tiranës, si të dyshuar për shitje informacioni grupeve kriminale.

Etiketa: ikenpunonjesSHISH

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
Brazilianët po votojnë në zgjedhjet e rëndësishme për të ardhmen e vendit

Brazilianët po votojnë në zgjedhjet e rëndësishme për të ardhmen e vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com