GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Hëna e plotë te binjakët, zbulo çfarë ndodh me shenjën tënde

23:10 - 26/11/23
në Horoskopi, Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
Këto janë 2 shenjat më naive të horoskopit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 27 nëntor, Hëna e plotë te Binjakët do të ndriçojë qiellin, për të të sjellë parandjenjën se do të ndodhë diçka e keqe, ose situata që të bëjnë të mos ndihesh dhe aq krenar/e për veten. Gjithsesi, të mos harrojmë se përmes durimit, dëgjimit aktiv, të parit me detaje tablonë e gjerë, mund t’ia dalësh.

Tani, le të hyjmë në detaje:

Dashi

Prej shumë kohësh nuk e ke ndryshuar mënyrët e mendimit dhe kjo të bën të dalësh në konkluzione që jo gjithmonë janë të vërteta. Universi po të shpall një sfidë të re: Rritu dhe zhvillohu. Kjo mund të të duket si e vështirë, por ke shumë nevojë për të. Nëse ndihesh konfuz/e, medito dhe qetësohu për ca minuta dhe më pas, rimerr fuqinë tënde.

Demi

Ç’do të thotë “respekt” për ty? A përfshin neglizhimin e nevojave të tua nga të tjerët? Nëse po, më vjen keq të të them, por s’kemi të bëjmë me respekt. Ajo që duhet të bësh ti, është të komunikosh qartë nevojat dhe dëshirat e tua. Mos harro të vendosësh kufij me njerëz që jo gjithnjë dinë se ç’janë barrierat.

Binjakët

Në këtë moment, përqendrohu ca më pak te vetja dhe më shumë te miqtë. Disa prej tyre mund të jenë duke kaluar një situatë të vështirë dhe e kanë të vështirë të shprehen. Edhe pse ndoshta nuk e thonë qartazi se ç’i mundon, detyra jote si mik/e i/e mirë është t’u gjendesh pranë dhe të kuptosh se çfarë po përjetojnë.

Gaforrja

Gaforre, ndiq rrugën tënde që të jetosh jetën që do! Njerëzit kanë sukses kur janë mirënjohës për gjërat që kanë dhe kur arrijnë të kuptojnë se sa larg kanë shkuar. Bëj diçka të mirë për veten! Rezervo një orar për përkujdesjen e lëkurës, shko në palestër, lexo ose dëgjo diçka që të motivon.

Luani

Merr guximin dhe shko në një tjetër grup miqsh, në një komunitet që të sfidon të dalësh pak nga vetja dhe të përqafosh të tjera ide dhe pikëpamje. Të ngecësh në rutinë vetëm me njerëz që i njeh, nuk të çon shumë larg. Lër hapësirë për njerëz, emocione dhe mendime të reja.

Virgjëresha

Virgjëreshë, pastro shtëpinë, sistemo dollapin, bëj gjërat që të japin kënaqësi. Ndoshta po e neglizhon pak hapësirën tënde personale dhe po shmang emocionet e tua. Ti e di shumë mirë që nuk duhet ta bësh këtë, sidomos nëse po përjeton një periudhë të vështirë në punë. Vendos barriera me shefin/en dhe mjaft e bëre punën prioritetin kryesor të jetës tënde!

Peshorja

Cilat ishin dëshirat e tua kur ishe fëmijë? Realizoji ato, shëroje fëmijën tënd të brendshëm. Prej kohësh je marrë vetëm me njerëzit e tjerë, duke plotësuar dëshirat e tyre dhe shpeshherë, s’të ka dalë koha për të tuat. Ndaj, është momenti të bëhesh paksa egoist/e dhe të përqendrohesh te vetja.

Akrepi

Që kur ti po luan sipas rregullave të të tjerëve? Është momenti të ulesh, të shkruash rregullat e tua dhe t’i ndjekësh ato. Këtë periudhë, zgjidh veten, kushtoji më shumë kohë rritjes personale, trupit, mendjes dhe pamjes tënde të jashtme.

Shigjetari

Fike telefonin dhe mos mendo fare për gjërat që po ndodhin përreth! Ke ca ditë që sikur je shpërqendruar, ndjen nevojën të shkëputesh dhe të bësh gjërat që ti do, domethënë të udhëtosh, të kujdesesh për veten, të bësh një masazh, ose thjesht të rrish shtrirë. Ajo që të këshillojnë yjet është që po, ta bësh!

Bricjapi

Të gjithë e dinë që për ty është e vështirë që të merresh seriozisht ose të dëgjohesh nga të tjerët. Gjithsesi, për ca gjëra, as ti vetë mos e merr veten shumë seriozisht. Bëj më të mirën për veten dhe nëse e sheh që e ke punën pisk, shko te njerëzit që të dëgjojnë dhe të kuptojnë.

Ujori

Ujor, largohu nga idetë që rrinë vetëm në kokë dhe ndërmerr hapin e madh t’i vendosësh në jetë ato. Nxite turmën, njerëzt që të rrethojnë, fto miq për darkë, njihi më mirë njerëzit që të rrethojnë. Bëhu më aktiv/e, vendosi vetes qëllime dhe shko në nivelin tjetër. Mund të jesh duke luftuar me dyshimet mbi aftësitë e tua, por idetë që ke mbeten brilante.

Peshqit

Vetëm se nuk je atje ku mendoje se duhet të ishe, nuk do të thotë që nuk do shkosh. Secili në këtë jetë ka një rrugëtim unik, ndaj kjo Hënë e plotë të mësosh të mos e krahasosh veten me të tjerët dhe të mos i bësh mendjes tënde presion. Ke aftësinë të krijosh veten dhe të ardhmen tënde, ndaj jepi! Bëje, pa u krahasuar!

Etiketa: binjakehena e ploteShenjat

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026
Breaking Views

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Shtunë 10 Janar 2026

08:38 - 10/01/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Janar 2026

07:47 - 09/01/26
Para
Franca fiton Junior Eurovision Song Contest, ja ku renditet Shqipëria

Franca fiton Junior Eurovision Song Contest, ja ku renditet Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com