GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hepatiti akut te fëmijët që po tmerron botën/ Mjeku: Ja si t’i dallojmë simptomat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hepatiti akut te fëmijët që po tmerron botën/ Mjeku: Ja si t’i dallojmë simptomat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hepatiti akut te fëmijët po alarmon të gjithë botën pasi në kohët e fundit po përhapet në përmasa të mëdha. Prindërit janë të shqetësuar dhe paniku po rritet, për më shumë detaje rreth kësaj sëmundje ka folur sot mjeku Vasil Llajo. Ai tha gjatë një interviste televizive se ky lloj hepatiti është ende misterioz dhe ende nuk dihen shkaqet që manifestojnë sëmundjen. “Ky lloj hepatiti nuk është ende i përcaktuar shkaku patogjen, se kush e ka shkaktuar. Ndaj themi që është hepatit misterioz. Ka disa raste me hepatit që nuk janë zyrtare si hepatiti akut që bëhet fjalë. Akoma nuk është e qartë rruga e transmetimit sepse po u gjet agjenti patogjen gjendet edhe rruga e transmetimit”, tha Llajo.

Mjeku tregoi se më të rrezikuar nga sëmundja janë femrat, si dhe rrëfeu simptomat. “Seksi femër goditet më shumë. Ajo fillon me të vjella, diarre, debulesë. Ajo që bie në sy është ndryshimi i urinës. Kemi një simptomë që shumë lehtë mund të evidentohet nga prindi, sepse ajo bëhet më e errët. Duhet të jenë kushtet higjienike perfekte”, pohoi mjeku.

Llajo nënvizoi se në shumicat e herëve kjo sëmundje është e rikuperueshme, ndërsa vdekjet, i argumentoi se kanë të bëjnë me imunitetin njerëzor, që është i ndryshëm në persona të ndryshëm. “Nga rastet e prekura, nëse përjashtojmë 10%, 90% janë rikuperuar. Alarmi që është ngritur në nivel botëror nga OBSH do të na sqarojë më shumë mbi këtë sëmundje. Kjo ndodh se përgjigja imunitare në njerëz të ndryshëm është e ndryshme.

Problemi është që në këto raste s’ka pasur precedentë të qartë. Përgjigja imunitare ka qenë e tillë që ka çeduar nga kjo sëmundje. Kompromentohet akti tretës. Atë që godet dhe që ka pasojat e shkatërrimit të qelizës është mëlçia, ndërsa në 10% të rasteve kërkohet transplanti. (E kemi infrastrukturën e nevojshme për përballimin e sëmundjes) Kemi raste që nuk ka rrugë trasnmetimi.

Mund të jetë në Greqi, nesër shfaqet një fëmijë tjetër dhe thotë që s’kam pasur kontakt me persona të sëmurë. Por duke qenë se numri i rasteve është i tillë dhe përvoja spitalore krijoi një përvojë të mirë me COVID-in do të thotë që do e përballojë. Ne jemi në gatishmëri për të përballuar një situatë të tillë. Fakti që ne kemi kontrata me laboratorë në Amerikë, Greqi, Itali, ne jemi në gjendje se cilado gamë të jetë ne do e përballojmë”, përfundoi Llajo. Ndërsa tha se ka edhe raste kur nuk ka simptoma të dukshme tek fëmijët, prandaj prindërit duhet të bëjnë konsultime të shpeshta me mjekun e familjes.

Etiketa: Femijehepatiti akutkeshillaMjekurreziksemundjesimptoma

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Itali/ Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet

Lëvizte me 13 kg kokainë në makinë, shqiptarin e “tradhton” sjellja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com