GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hiqet mesatarja në Shkollën e Magjistraturës, Vasili: Drejtësi e Re!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hiqet mesatarja në Shkollën e Magjistraturës, Vasili: Drejtësi e Re!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkolla e Magjistraturës shpërndau të mërkurën një njoftim që e cilësoi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025.

Që në krye të njoftimit sqarohej se Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 të lëndëve kryesore.

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka komentuar heqjen e mesatares për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës. Me një status në rrjetin social Facebook Vasili thotë së drejtësisë ju hoq edhe tulla e fundit.

Reagimi

Drejtësia e “re”, me cilësi shumë më të vjetër! Reformës në Drejtesi po i shkulen edhe tullat e fundit.

Është vendosur heqja e mesatares si kriter për të konkuruar për Shkollën e Magjistratures. Vendosja e mesatares u vendos me umanimitet absolut në Parlament në emër te krijimit të një cilesie të re në ofrimin e drejtesisë.

Vulgaritetit dhe banalitetit në cilësinë profesionale të drejtesise i hapet autostrada e abuzimit dhe cilësisë mizerabël të dhënies së drejtësisë.

Kriteri i mesatares së larte ishte një kriter i vërtetë mbrojtes për cilësinë e magjistrateve të ardhshëm.

Por ky hap është sigurisht shqyerja e dyerve për çdo lloj patronazhisti rilindas për të hyre në sistemin e drejtësisë.

Pasi u zhbënë një nga një të gjitha ligjet e reformës në drejtesi nga rilindja sipas interesave të saj te kapjes se drejtësisë tani po zhbëjnë edhe tullat e fundit.

Tashme libri i kësaj reforme ka vetëm kopertinën sepse brenda është një reformë e kapur, aprofesionale, e paarritshme për qytetarët dhe cilësisht mizerabel. Tashme të gjithe po thone me te drejte: “Na ishte një herë një reforme në drejtesi”!

Etiketa: magjistrateVasili

Lajme të lidhura

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Para
Aksident i rëndë në Tiranë/ 5 të plagosur, 3 prej tyre fëmijë

Vodhi dhe theu masën “Arrest shtëpie”, kapet 17-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com