GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Heroi i triumfit të trefishtë pranë rikthimit në Bernabeu

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Heroi i triumfit të trefishtë pranë rikthimit në Bernabeu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëndimi i Thibaut Courtois e ka detyruar Real Madridin të rihyjë në tregun e transferimeve me një profil shumë më aktiv se sa kishte pas operacionit të fundit: nënshkrimin e Arda Güler.

Opsionet e Real Madridit për të gjetur një portier zëvendësues për Thibaut Courtois nuk ndalen së rrituri me kalimin e kohës.

Edhe pse emri i David de Gea ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe në disa thashetheme e spekulime, ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Real Madrid ka disa kandidatë, duke përfshirë Keylor Navas.

Nuk është hera e parë që portieri kostarrikan shfaqet si kandidat për t’u rikthyter në Madrid, në kohën e shkurtër që ka kaluar që kur u njoftua për dëmtimin e rëndë të Thibaut Courtois, që praktikisht ka mbyllur sezonin 2023/24.

Duhet thënë se Navas, pas triumfit të trefishtë në Champions (2016, 2017, 2018), është zhdhukur disi nga futbolli elitar (me gjithë respektin për Ligue 1).

Koha e tij te PSG nuk ka sjellë kujtime të mira, veçanërisht me huazimin e tij afatshkurtër te Nottingham Forest në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, ai mund të ketë një shans për t’a “rimarrë veten” duke u kthyer në Santiago Bernabéu, i njëjti vend ku dikur ishte i padiskutueshëm dhe një pjesë kyçe e një Real Madridi të papërsëritshëm.

Në vorbullën e thashethemeve për portierët që shihen si blerje të reja pas dëmtimit të Thibaut Courtois, emra si Keylor Navas shihen si favoritë për t’u afruar, sidomos nëse gazetari italian Fabrizio Romano përcjell informacione që e afrojnë Navasin më shumë me klubin madrilen.

Romano ka siguruar se “një agjent po shqyrton mundësinë që Keylor Navas të shkojë te Real Madrid”.

Rikthimi i portierit të kombëtares së Kosta Rikës nuk ishte një opsion që klubi i kryesuar nga Florentino Pérez e mori parasysh në orët e para të dilemës që shkaktoi dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtois.

Tani anëtarët e bordit të drejtorëve munden të jenë i hapur për pothuajse çdo mundësi duke ditur që Carlo Ancelotti nuk i beson Andriy Lunin si zëvendësues për portierin belg.

Etiketa: Keylor NavasReal Madrid

Lajme të lidhura

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë
Sport

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26
Para
Ja kuptimi që kanë këto 3 ngjyra te pasta e dhëmbëve

Ja kuptimi që kanë këto 3 ngjyra te pasta e dhëmbëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie
Aktualitet

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26

Agjencia e Mbikëqyrjes në sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka kryer së fundmi një kontroll në IEVP Shkodër, në...

Lexo më shumë
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

17:16 - 10/09/26
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

16:49 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com