GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Heroinë drejt Italisë, Gjykata lë në burg 2 të dyshuar

16:05 - 02/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Heroinë drejt Italisë, Gjykata lë në burg 2 të dyshuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Durrësit la në paraburgim dy të arrestuarit për drogën e zbuluar në autobusin e linjës Durrës-Milano. Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e pronarit të kompanisë së cilës i përkiste autobusi, 32-vjecarit Mikel Pici nga Rrogozhina dhe caktoi “Arrest në burg” për të. Të njëjtin vendim mori gjyqtari dhe ndaj shtetasit Piro Rrushi, 57 vjeç nga Fieri, drejtues i autobusit ku u gjet e fshehur droga.

Të dy personat nën hetim akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim. Shoferi i autobusit u arrestua në orët e para të mëngjesit të 30 prillit, rreth orës 03:45. Ndaj tij rëndon dhe vepra penale e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sasia prej 13 kilogram dhe 750 gram lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë u sekuestrua në portin detar të Durrësit natën mes së shtunës dhe të dielës së kaluar. Droga e ndarë në 26 pako, të mbështjella me natriban u gjet e fshehur në pjesën e pasme të autobusit të linjës Durrës- Milano që po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës së Barit.

Në bazë të analizës së riskut, pas kalimit në skaner, autoritet policore vendosën të kryejnë një kontroll të imët të autobusit që i përket kompanisë “Keli Travel” me qendër në Rrogozhinë, pronari i së cilës gjithashtu u arrestua nga policia, e cila më parë arrestoi në flagrancë drejtuesin e autobusit, Piro Rrushi.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 8 aparate celulare, tabulatet e të cilave janë kërkuar nga kompanitë celulare dhe pritet të zbardhen për të zbuluar të tjera prova në funksion të hetimit, përfshirë dhe personat e tjerë të implikuar në këtë tentativë të trafikimit të narkotikëve drejt Italisë.

Etiketa: HeroineItalia

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Zidane te Juve? Ja 3 pikat ku mund të përmirësojë ekipin

Zidane te Juve? Ja 3 pikat ku mund të përmirësojë ekipin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com