GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Heshti si fija e barit para Vuçiç dhe Putin”, Berisha: Tradhtari Rama po nxit konfliktet në Kosovë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Heshti si fija e barit para Vuçiç dhe Putin”, Berisha: Tradhtari Rama po nxit konfliktet në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama për trazirat në veri të Kosovës. Sipas Berishës, Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putin dhe Vuçiç. Më tej, ai thekson se pasi heshti si “fija e barit”, Rama me qëndrimin e tij doli haptas në mbrojtje të politikës luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit.

Kryedemokrati shton se Rama, të cilin e cilëson dhe “tradhtar”, po inkurajon konfliktin në Kosovë. Berisha thekson se Rama krijon alibi para ndërkombëtarëve për të mbrojtur mikun e tij Vuçiç, teksa shprehet se janë disa “fshatarë serbë” ata që nxisin konfliktin.

“Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Të dashur miq, situata konfliktuale në Veri të Kosovës e krijuar nga Putini i Vogël i Beogradit, Aleksandër Vuçiç, i cili kërcënoi me përgjigje vdeksore dhe konflikt qeverinë e Kosovës dhe NATO-n, në rast se do të zbatoheshin marrëveshjet e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe në Kosove. Pas këtyre deklaratave, dje pasdite dhe në darkë në Veriun e Kosovës banda serbesh u ranë sirenave te luftës, bllokuan rrugët me barrikada dhe shkrehën breshëri armësh mbi Policinë e Kosovës.

Kjo gjendje konfliktaliteti u përball me një reagim të fuqishëm ndërkombëtar, në rradhë të parë të NATO-s, e cila ka në mbrojtje direkte Kosovën dhe, nepërmjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme të ndërhynte në rast se rrezikohej stabiliteti i Kosovës.

Po kështu reagoi Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian me përfaqesuesin e lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Jozef Borrel, i cili kërkoi heqjen e menjëhershme të barrikadave të vendosura në rrugët e komunave të Kosovës së Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç.

Gjithashtu reagoi Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, cila e vlerësoi të ligjshme vendimet e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara në Serbi por kërkoi shtyrjen me një muaj të zbatimit të tyre, kërkesë të cilën qeveria e Kosovës e pranoi.

Reaguan të gjitha forcat politike shqiptare kudo që janë në mbështetje të Qeverisë se Kosovës.

Ashtu siç pritej, në anën e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjëhere Putini dhe qeveria e tij, i cili bën gjithçka për nxitjen e konfliktit në rajon.

Por ndaj këtyre kërcënimeve luftënxitëse të serbomadhit Vuçiç, në një akt të turpshëm vasaliteti të plotë ndaj padronit, heshti për 24 orë si fija e barit, Edi Rama.

Kurse pas 24 orëve, ai doli hapur në mbrojtje të Putinit të Madh dhe Putinit të Vogël duke e paraqitur çështjen jo të nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim të marrëveshjes nga serbët lokal për arsye të tyre.

Kështu, Rama sot në konferencë shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me një deklarate të tillë Edi Rama, duke vlerësuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave të Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumëve të padronit të tij Vuçiç për përgjigje vdeksore ndaj Kosovës dhe kercënimit për konflikt ndaj perëndimit në rast se qeveria e Kosovës do të zbatonte marrëveshjen për reciprocitet, ai i del haptas në mbrojtje politikës luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit.

Me këtë deklaratë ky tradhëtar inkurajon konfliktin në Kosovë dhe, njëlloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç për zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, ai i thotë komunitetit ndërkombëtar se nuk është Putini dhe Vuçiçi që nxisin konfliktin por janë disa fshatarë të pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojnë vendimet e qeverisë së tij.

Po kështu, me këtë deklaratë, ky puthador i shpifur i Beogradit i thotë Aleancës së Atllantikut të Veriut se u nxitua me deklaratën e KFOR-it për gadishmërinë për të vendosur stabilitetin në Kosovë, se atë nuk po e kërcenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatarë nacionalistë serb qe nuk duan marrëveshjen dhe vendimet e qeverisë se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës, qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcën më të madhe provokacionet e ulëta të serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit të tij, tradhëtarit të kombit shqiptar Edi Rama”-shkruan Berisha.

 

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Tensionet në veri, reagon Policia e Kosovës: Janë…

Tensionet në veri, reagon Policia e Kosovës: Janë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com