GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Heshtja e çuditshme e policisë për zhdukjen/ vrasjen e Ervis Martinajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Heshtja e çuditshme e policisë për zhdukjen/ vrasjen e Ervis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhdukja misterioze e një personazhi kryesor të botës së krimit, Vis Martinaj, është kthyer në telenovelën e këtij fund gushti, në pritje të shtatorit, kur skenën pritet ta rimarrë dyshja Berisha-Meta, siç dhe kanë premtuar.

Prej disa ditësh, në media, të cilave më në fund iu ka dalë frika nga emri i Vis Martinajt dhe mund ta përmendin atë lirisht, flitet se ai është vrarë.

Gazetarët e kronikës thonë se kanë parë edhe video të trupit të tij të vrarë, të cilën e kanë siguruar nga Policia.

Të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe audio, në të cilën Martinaj përgjërohet për lirinë e tij dhe premton të paguajë 50 milionë euro, vetëm që mos ta vrasin. Edhe kjo, pretendohet se ka dalë nga Policia.

Ndërsa ka të tjerë që thonë se zhdukja e Martinajt është një sajesë e tij, në mënyrë që të mos merren më me të, ndërkohë që ai kushedi se në çfarë vendi të botës është arratisur. Zhdukja pastaj bëhet edhe më misterioze, nga heshtja e çuditshme e Policisë.

Kjo e fundit, edhe pse është përmendur se ka shpërndarë video, nuk ka reaguar të tregojë çfarë ka ndodhur me personazhin në fjalë.

Së pari, sepse e ka për detyrim, ndërsa përmendet që e di çfarë ka ndodhur dhe madje shpërndan edhe video jo zyrtarisht për gazetarë të caktuar, por nuk reagon zyrtarisht.

Së dyti, e ka detyrim edhe ndaj familjarëve të Martinajt, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij dhe duan të dinë se çfarë ka ndodhur me të.

Së treti, sepse edhe publiku ka të drejtën të informohet për një ngjarje kaq të rëndë, ku thuhet se është përfshirë jo vetëm krimi, por dhe biznesmenë të fuqishëm, apo edhe vetë shteti.

Por edhe sepse publiku i terrorizuar nga kjo histori, duhet qetësuar. Nuk mund të vazhdohet me këtë heshtje, e cila veçse e bën pis, por edhe palë Policinë, në këtë histori e cila ka trazuar gjithë Shqipërinë.

Policia duhet të dalë dhe të paktën të konfirmojë nëse Martinaj është vrarë apo jo. Se autorin, e dimë të gjithë që Policia nuk do e zbulojë ndonjëherë! /GazetaTema

 

Etiketa: Ervis Martinaj

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi
Aktualitet

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Para
Kërkohej në të gjithë botën, mashtruesi turk me monedhat virtuale kapet në jug të Shqipërisë

VIDEO/ Me pranga dhe pa bluzë, ky është momenti i arrestimit të “boss-it” turk në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26

Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë me shifrat 3-0 ndaj San Marinos në transfertë një ndeshje ku konfirmoi veten në vendin e...

Lexo më shumë
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com