GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet e SPAK ndaj Veliajt, Berisha: Denoncuesi Nesti Angoni është Edi Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama alarmoi qytetarët për rritjen e çmimit, Lali Eri mban dritat ndezur në mes të ditës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ‘ndihmoi’ Erion Veliajn të zbulojë identitetin e paditësit në SPAK, për të cilin kryebashkiaku i Tiranës kishte deklaruar se është një person që nuk ekziston. Lideri demokrat pohoi se disponon të dhëna për këtë dosje dhe sipas tij ato mund të përpilohen vetëm nga Kryeministri.

“Dosja Nesti nuk ka asnjë lidhje me këto që ju thashë unë ju. Jo asnjë lidhje. Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Teksa shprehu edhe njëherë rezervat e tij ndaj hetimit që po kryen SPAK për këtë dosje, Berisha kërkoi nga prokurorët që të bëjnë publike telefonatat mes ish-ministrave Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka, ku sipas tij implikohet Rama dhe Veliaj.

“Lali vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se kushkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet. Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë”, theksoi kreu demokrat.

Berisha thotë se ka dekodifikuar edhe gjuhën e komunikimit publik mes socialistëve.

“Tani ju nuk e keni të qartë atë kohë dhe nuk keni pse ta keni, por e vërteta është që Nexhmije Hoxhën e burgosi Ramiz Aliaj. Çka do të thotë se, Erion Veliajt, ky shkrimtari i palodhur i Erion Veliajt, me krahasimin që bën me Nexhmijen, i thotë Ramës se njëlloj si Ramizi që arrestoi Nexhmijen ti po arreston Erion Velaijn. Të gjitha këto janë pra dëshmi e një luftë të egër brenda llojit e cila po e shndërron në copë, copë, partinë e krimit, partinë e rilindjes, ashtu siç është ajo”, vijoi Berisha.

Lideri demokrat prezantoi edhe një platformë online për Diasporën, ku u kërkoi mbështetësve të tij në emigracion që të regjistrohen për të shprehur mbështetjen ndaj opozitës.

Etiketa: Edi RamaErion VeliaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

GJKKO la në burg Ergys Agasin, avokati Haxhia: Sot ju ngrit edhe akuza për korrupsion! Deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera
Aktualitet

GJKKO la në burg Ergys Agasin, avokati Haxhia: Sot ju ngrit edhe akuza për korrupsion! Deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera

17:33 - 28/08/26
35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit
Aktualitet

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

17:17 - 28/08/26
GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

16:37 - 28/08/26
Para
Meta reagon nga burgu: Rama po i poshtëron të moshuarit

Meta nga qelia: Jam burgosur për shkak të zgjedhjeve të 11 majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special
Sport

Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special

17:57 - 28/08/26

Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ishte prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit të Conference League,...

Lexo më shumë
Futbollistet e reja në fokus, zhvillohet seleksionimi në “Shtëpinë e Futbollit”

Futbollistet e reja në fokus, zhvillohet seleksionimi në “Shtëpinë e Futbollit”

17:47 - 28/08/26
GJKKO la në burg Ergys Agasin, avokati Haxhia: Sot ju ngrit edhe akuza për korrupsion! Deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera

GJKKO la në burg Ergys Agasin, avokati Haxhia: Sot ju ngrit edhe akuza për korrupsion! Deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera

17:33 - 28/08/26
35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

17:17 - 28/08/26
GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

16:37 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com