GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet e SPAK/ Veliaj ndryshon qëndrim me “kolegët”, sulmon Prokurorinë e Posaçme – Reagimi

16:28 - 27/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj në SPAK/ Analisti: Denoncimi u bë nga një patronazhist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po ndryshon qëndrim në lidhje me Prokurorinë e Posaçme, tanimë që me gjasë percepton se mund të përfundojë në bankën e të akuzuarve dhe me pasuri të sekuestruara.

Dikur, Veliaj përshëndeste punën e Prokurorisë së Posaçme sa herë që zyrtarë e ish-zyrtarë përfundon nën akuzë. Madje shprehej se qëndrimi mes PS dhe opozitës ndahej në mënyrë thelbësore në reagimin ndaj organit hetues. Edhe kur u thirr për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme, Veliaj i quajti prokurorët “kolegë”.

Por, në kushtet kur laku po ngushtohet, Veliaj po tregon dhëmbët! Një ditë pas thirrjes në SPAK dhe njoftimit të sotëm të prokurorisë që sqaronte se ka katër akuza penale që mund të ngrihen ndaj kryebashkiaku, Veliaj, përmes avokatëve të tij, i quan veprimet e SPAK të paligjshme.

Në një reagim publik të avokatëve të kryebashkiakut pretendohet se “vepra për të cilat është kallëzuar Veliaj nuk kuptohet, është fshehur fakti i vendosjes nën hetim të Veliajt dhe familjes së tij, kërkesa për kontroll është bërë pa mandate, janë intimiduar dhe ushtruar dhunë agresive ndaj të thirrurve si persona nën dijeni apo janë tejkaluar afatet hetimore”.

Reagimi i plotë i avokatëve të Veliajt

Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm

• Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.

• Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet EV.

• Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.

2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes

• EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.

• Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.

3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat

• Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.

• Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.

4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”

• Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX

• Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.

6. Tejkalimi i afateve hetimore

• Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.

7. “Fishing expedition”

• Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (EV), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.

8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin

• Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.

• Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 5 të tjerëve

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 5 të tjerëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com